• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zjarret në Gjirokastër, u dogjën 600 hektarë me kullota

17/08/2017
Zjarrfikëset, si u kthyen drejtoritë në zyra për punësim të militantëve partiakë

Rreth 600 hektarë, kryesisht kullota dhe shkurre, janë djegur në 6 bashkitë e Qarkut të Gjirokastrës, ku zona më e prekur ka qenë Bashkia Dropull. Prefekti i Gjirokastrës, Flamur Bime tha gjatë një takimi të Shtabit të Emergjencave se këtë vit situata e zjarreve në Qarkun e Gjirokastrës ka qenë më shqetësuese dhe rreziku mbetet i lartë dhe për periudhën në vijim. Bime tha se zjarri është krim i rëndë dhe se zjarrvënësit e qëllimshëm duhen ndëshkuar.

Sipas të dhënave të Policisë së Gjirokastrës, këtë vit janë shoqëruar 30 persona të hetuar për zjarrvënie, dy janë ndaluar dhe 5 ndiqen në gjendje të lirë. Sipas policisë, mes personave të hetuar për zjarrvënie tre kanë qenë gra. Gjatë takimit të Shtabit të Emergjencave në Gjirokastër, kryetari i Qarkut të Gjirokastrës, Armand Hila tha se repartet e emergjencave duhen mbështetur në terren.

Zjarrfikësit, tha ai, gjatë operacioneve nuk janë ndihmuar as me ujë të pijshëm. Ndërsa shefi i Reparit të Zjarrfikësve, Kujtim Bizhga tha se edhe këtë vit barinjtë janë shkaktari kryesor i zjarreve. Sipas Bizhgës, këtë vit temperaturat e larta kanë favorizuar zjarret. Repartet e ndërhyrjes nuk kanë mundur të përballojnë dinamikën e zjarreve në disa vatra njëherësh, bën të ditur shefi zjarrfikës, ndërsa shton se kjo ka ndodhur për shkak të burimeve njerëzore të kufizuara dhe mjeteve të pakta.

Sipas zyrtarëve lokalë, repartet zjarrfikëse kanë nevojë edhe për përmirësimin e mjeteve zjarrfikëse pasi janë shumë të vjetra.

Related Posts

Kryesore

Abuzimi i 13-vjeçares, policia shtrin hetimet edhe në Gjirokastër

24/11/2026
Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, dyshimet e para
Kryesore

Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, dyshimet e para

24/11/2026
Ben Ahmetaj do të përjashtohet nga PS? Ja çfarë thotë Blendi Klosi
Kryesore

Klosi tregon pse u përjashtua Elisa Spiropali: Iu dha mundësia të dëgjohet…

24/11/2026
Caktohet data kur nis gjyqi për Belinda Ballukun
Kryesore

Caktohet data kur nis gjyqi për Belinda Ballukun

24/11/2026
Burg përjetë për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi
Kryesore

Burg përjetë për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi

24/11/2026
Elisa Spiropali përjashtohet nga grupi i PS, Çuçi e Braçe abstenojnë
Kryesore

Elisa Spiropali përjashtohet nga grupi i PS, Çuçi e Braçe abstenojnë

24/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpendi “rrëmben” skenën në Itali, 3 gola me Cesenan

Shpendi “rrëmben” skenën në Itali, 3 gola me Cesenan

24/11/2026
VIDEO/ PSV befason Realin në pjesën e parë, udhëheq Arsenal, reziston AEK i Strakoshës

VIDEO/ PSV befason Realin në pjesën e parë, udhëheq Arsenal, reziston AEK i Strakoshës

24/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al