• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bilanci alarmant i Shqipërisë, në 30 ditë kapen 24 tonë kanabis

17/08/2017
Bilanci alarmant i Shqipërisë, në 30 ditë kapen 24 tonë kanabis

Rreth 24 tonë kanabis sativa janë kapur dhe 5379 rrënjë kanabis janë asgjësuar nga policia vetëm në 30 ditët e fundit.

Kështu:

Në gusht:

2 tonë kanabis u kapën në një skaf në ishullin Kithira, ku u arrestuan një shqiptar dhe një italian;

Dy trafikantë shqiptar që po transportonin 2,5 tonë kanabis janë arrestuar më 4 gusht nga Guardia di Finanza italiane, 30 milje larg bregut të Viestes;

156 kilogramë kanabis u kapën nga Policia greke në bagazhet e një shtetasi shqiptar;

25 kilogramë kanabis u kapën nga policia greke në aksin rrugor Trikala-Larisa;

55 kilogramë kanabis u kapën në Tiranë;

75 kilogramë kanabis u kapën në Vlorë;

2,2 tonë kanabis inisur nga Shqipëria u kapën nga policia e Malit të Zi dhe Guardia di Finanza;

10 kilogramë kanabis u kapën në portin e Barit në bagazhin e makinës së një shqiptari.

Në korrik:

15,3 tonë kanabis u zbuluan në fshatin Llakatund të Vlorës, ku u zbulua dhe një parcelë më 260 rrënjë kanabis;

120 rrënjë kanabis u asgjësuan në një zonë të pyllëzuar të Tropojës;

1,3 tonë kanabisit u kapën në Kavajë gjatë momentin të transportimit nga një fshat në tjetrin;

40 kilogramë kanabis sativa u sekuestrua nga policia e Vlorës në fshatin Drithas;

1785 bimë kanabis sativa u dogjën nga policia në qarkun e Shkodrës;

120 rrënjë kanabis sativa u asgjësuan në Tropojë;

32 kilogramë kanabis dhe 4 kilogramë heroinë u kapën në pikën kufitare me Malin e Zi;

71 kilogramë kanabis u kapën në fshatin Golem të Gjirokastrës;

210 kilogramë kanabis sativa u gjendën në shtratin e lumit Shushicë në Vlorë;

5 kilogramë kanabis u gjetën në Gjirokastër;

3,25 kilogramë kanabis u kapën nga Policia e Dibrës;

4,6 kilogramë kanabis sativa u kapën në Portin e Durrësit;

15 kilogramë kanabis sativa u kapën në Përmet;

27 kilogramë kanabis sativa u kapën në Vlorë:

1500 rrënjë kanabis sativa u asgjësuan në Gjirokastër;

650 bimë kanabis u asgjësuan në fshatin Gusmar të Tepelenës;

210 bimë kanabis u asgjësuan në Vaun e Dejës;

507 bimë kanabis u asgjësuan në Krujë;

227 bimë kanabis u asgjësuan në fshatin Shkretë.

Pak javë më parë, ministri Demiraj, pas një inspektimi ajror, deklaroi se nuk ka kultivim në mase të lëndëve narkotike, me përjashtim të rasteve të izoluara që janë evidentuar dhe asgjësuar.

Po ashtu dhe Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit Josif Shtëmbari deklaroi se nga janari në korrik 2017, kultivimi i kanabisit është ulur më 17 herë në krahasim më të njëjtën periudhë një vit më parë.

Rasti i Llakatundit e Kavajës, rastet e muajve të fundit, si dhe raportimet e ndërkombëtarëve nuk duket se mbështesin pretendimet e zyrtarëve të lartë.

Dy javë më parë Kryeministri Rama njoftoi “nisjen e një aksioni mbarëkombëtar kundër kanabisit” duke deklaruar dhe se policia zotëronte një listë me 124 persona të dyshuar si narkotrafikantë. Kjo listë ende nuk është bërë publike ose nuk i është ofruar Prokurorit të Përgjithshëm dhe policia shqiptare ka munguar në aksionin e 4 gushtit të udhëhequr nga Guardia di Finanza.

Kryeministri Rama ka deklaruar se këtë vit “do t’i vihet një herë e mirë kapaku këtij fenomeni”, por duket se ka ende shumë punë për tu bërë si me pastrimin e radhëve të policisë, ashtu dhe me asgjësimin e parcelave të kanabisit./exit.al

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë

Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë

22/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi

VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al