• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Edi Paloka: Protestën e ardhshme nuk kthehemi në shtëpi pa rrëzuar Edi Ramën

17/09/2022
Paloka: Na është propozuar që të marrim armët për të mbrojtur doktorin

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur në lidhje me raportin amerikan që tregon se Partia Demokratike ka marrë para nga Rusia në vitin 2017.

Paloka u shpreh se e gjithë kjo lojë ishte në interes të kryeministrit Edi Rama ndërsa shtoi se Lulzim Bashës i është vendosur ultimatum që të përjashtojë Berishën nga partia.

“Rezulton se ishte ultimatumi që ambasadorja amerikane i kishte vendosur Bashës, largo Berishën ose… Nëse ty të vendosin ultimatum domethënë se ty të kërcënojnë me diçka. Po flas për marrje peng nga ambasadorja. Gjithë kjo lojë shkon në interes të Ramës. Me përjashtimin e Berishës. Kemi një grup parlamentar të përçarë. Të gjitha këto shkojnë në favor të Ramës.

Më mjafton rezultati. Kjo që po ngrihet ndaj PD është për t’i dhënë një dorë Ramës. Kërkoj që çështje të hetohet. Nuk besoj të ketë implikim rus në këtë nivel sepse nuk më ka dhënë njeri provat.

Unë do besoj kryetarin e Partisë time. Kur futet DASH ne themi të hetohet pasi kaq sa na thuhet nuk është e mjaftueshme. Duhet të vërtetohet ka marrë apo jo ky zotëria para ruse. Nëse Basha paska marrë para nga Kremlini me dijeni të plotë për të realizuar këtë akt, për të shpërblyer ata që i ke marrë paratë.

Kjo shkon përtej përjashtimit nga PD, kalon në çështje penale. PD është parti që që kur lindi ishte pro perëndimore, pro amerikane. Dua ta theksoj se pjesa e dukshme është se Lulzim Basha ka rënë peng dhe ka zbatuar një linjë që është kundër PD me vetëdije të plotë. Faktet janë këto. Gjithçka është bërë për t’i shërbyer Ramës”, tha Paloka në emisionin “Kjo Javë” në News 24.

Ai u ndal edhe te aksioni opozitar duke thënë se nuk do të ketë më protesta si shëtitje në bulevard por me një qëllim të caktuar që kanë hap final zgjedhjet lokale dhe më pas rrëzimin e qeverisë.

“Ne kemi deklaruar se shtatori do të jetë ndezja e motorëve të opozitës për të filluar një betejë që synon rrëzimin e kësaj qeverie dhe krijimin e kushteve që shqiptarë të votojnë të lirë. Protestat janë pjesë e kësaj strategjie. 7 Korrik ishte një provë force për opozitën.

Tani është koha për një protestë pasi gjërat po shkojnë gjithnjë e me të zi. Protestat janë pjesë e strategjisë që ne kemi. Protestat do të jenë edhe simbolike si ajo te Inceneratori i Tiranës. Protestat e mëdha nuk do jenë më shëtitje në bulevard. Do të ketë një skenar tjetër. Nuk do ketë kthim në shtëpi pa u arritur diçka. Për të arritur një qëllim konkret. Synimi ynë i parë janë zgjedhjet lokale. Synojmë të fitojmë zgjedhjet lokale dhe çdo pjesë e strategjisë sonë do jetë në funksion të këtij pikësynimi”, deklaroi ai.

Related Posts

30 vite në arrati, vrasësi i trefishtë shqiptar pritet të ekstradohet në Belgjikë
Kryesore

30 vite në arrati, vrasësi i trefishtë shqiptar pritet të ekstradohet në Belgjikë

25/05/2026
Ministri grek i Mbrojtjes sot në Tiranë, fokusi në marrëveshjen e detit
Kryesore

Ministri grek i Mbrojtjes sot në Tiranë, fokusi në marrëveshjen e detit

25/05/2026
Blog

Nuk votuan Berishën, (ri)zgjodhën Ramën kryeministër

25/05/2026
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Kryesore

Tërmet 4 ballë në Greqi

25/05/2026
Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjec, policia shoqëron regjisorin Petri Bozo
Kryesore

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjec, policia shoqëron regjisorin Petri Bozo

25/05/2026
Nga konfiskimi tek e mira publike, Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025
Kryesore

Nga konfiskimi tek e mira publike, Lamallari: Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve. 61 milionë euro të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025

25/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka…

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka…

26/05/2026
“Arkiv për finale!”/ Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?

“Arkiv për finale!”/ Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?

25/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al