• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, 6673 vizitorë më shumë nga janari deri në gusht

18/08/2017
Gjirokastër, 6673 vizitorë më shumë nga janari deri në gusht

Gjirokastra qytet në UNESCO vijon të jetë në vëmendjen e turistëve të huaj. Edhe këto ditë vere grupet me turistë të huaj nuk mungojnë në këtë qytet. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër bën me dije se është shtuar interesi i turistëve të huaj për të vizituar qytetin dhe kalanë. “Interes i shtuar i turistëve të huaj, por jo vetëm, për të vizituar Gjirokastrën dhe kalanë e saj dhe këtë e tregojnë më së miri statistikat.

Prej 1 Janarit -13 Gusht 2017, kemi 6673 vizitorë më shumë, se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Vetëm sot patëm 802 vizitorë në kala”, bën me dije DRKK Gjirokastër në materialin e datës 16 gusht, të cilin e ka publikuar dhe Ministria e Kulturës. Kalaja e Gjirokastrës si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë.

Më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epirit. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë se ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Sipas tyre, kalaja ka pas dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas Pashallëkut të Janinës dhe fortesave të Ali Pashë Tepelenës. Gjirokastra ishte një qendër e rëndësishme administrative e shekullit XIX, e populluar nga pronarë tokash. Veçoritë e jetës së kohës në Shqipëri lanë gjithashtu gjurmë në arkitekturën e tyre: nevojiteshin strukturat mbrojtëse, sepse shqiptarët herë pas here luftonin kundër njeri tjetrit; për më tepër ata rebeloheshin kundra Portës së Lartë në Stamboll.

Duhej një vend i sigurt edhe për bagëtinë në dimër; duhej dhe vendi për të rezervuar ujin për gjatë muajve të thatë të verës. Katet përdhese të kullave ishin edhe struktura mbrojtëse edhe magazina të shtëpisë. Ndërsa katet e sipërme shprehnin mikpritjen gjirokastrite, kulturën dhe mënyrën e jetesës së tyre. Për tu nënvizuar është për qendrën historike të Gjirokastrës edhe prezenca e ndërtimeve të stilit italian, të ndërtuar në fillim shekullin e kaluar.  Gjirokastra është shpallur qytet-muze në vitin 1963 dhe në vitin 2005 është shpallur pasuri botërore nga UNESCO.

Related Posts

Nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes së posaçme, Alket Rizai shpallet në kërkim. Para arratisjes u përfshi edhe në një sherr me armë zjarri
Kryesore

Nuk u kthye në burg pas përfundimit të lejes së posaçme, Alket Rizai shpallet në kërkim. Para arratisjes u përfshi edhe në një sherr me armë zjarri

15/09/2026
Meta-Veliaj, sot është një ditë zjarri për drejtësinë
Kryesore

Meta-Veliaj, sot është një ditë zjarri për drejtësinë

15/09/2026
Pezullohet efektivi i “Shqiponjave” që goditi me grusht në bark protestuesin
Kryesore

Pezullohet efektivi i “Shqiponjave” që goditi me grusht në bark protestuesin

14/09/2026
E rëndë/ 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin
Kryesore

E rëndë/ 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

14/09/2026
Kryesore

Rama ju mbyll derën gjyqtarëve: Askush nuk na urdhëron dot! Janë bërë si ultrasit që bërtasin rrugëve

14/09/2026
Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues
Kryesore

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

14/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Malen një “uragan” te Roma, kalon yje si Haaland e Harry Kane – Balkanweb.com – News24

Malen një “uragan” te Roma, kalon yje si Haaland e Harry Kane – Balkanweb.com – News24

15/09/2026
Zbulohet një planet 23 herë më masiv se Toka që sfidon teoritë për formimin e planetëve – Balkanweb.com – News24

Zbulohet një planet 23 herë më masiv se Toka që sfidon teoritë për formimin e planetëve – Balkanweb.com – News24

15/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al