• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kush është ‘Kukulla e Hekurt’ e Putinit?

29/09/2022
Kush është ‘Kukulla e Hekurt’ e Putinit?

Olga Skabeyeva është një propagandiste dhe prezantuese televizive ruse e cila ka thënë disa nga gjërat më drithëruese gjatë raportimeve të saj – disa prej të cilave do t’i eksplorojmë më poshtë.

Nëpër media perëndimore rrallë flitet për atë që raportohet nëpër mediat ruse rreth luftës apo qoftë edhe situatës aktuale në të cilën ndodhemi bashkërisht.

Duke i hedhur një sy disa prej gjërave të thëna nga ky personazh mjaft i njohur i televizioneve ruse, mbase mund të kuptojmë diçka rreth retorikës së përdorur në këtë vend – edhe pse kur lexon disa nga gjërat që kanë dalë nga goja e kësaj kukulle, është e vështirë të dish të ndash të vërteten nga sensacionalja.

Sidoqoftë, këto janë vetëm disa nga gjërat e thëna prej saj në ekran të cilat shpesh janë të vështira për t’u përtypur.

Vetëm javën e shkuar, ‘Kukulla e Putinit’ tha se Liz Truss po rrezikon Armagedonin apo ‘Luftën e fundit’ të profetizuar në Bibël, “duke u përpjekur të mposht Rusinë”.

Më tej, gjatë të njëjtit prezantim ajo tha se ‘fitorja është e pamundur pa një shpërthim bërthamor’.

Komentet e saj erdhën si përgjigje ndaj fjalimit të Truss në OKB, në të cilin kryeministrja e re kritikoi ‘dështimin katastrofik’ të Putinit në luftën e tij të dështuar, gjë që e bëri atë të përdorë mobilizimin e pjesshëm javën e shkuar.

Skabeyeva tha: “Çfarë duan ata? Ata duan një fitore ndaj Rusisë. Fitorja ndaj Rusisë është e pamundur pa një shpërthim bërthamor”.

“Nëse përpiqeni të na shkatërroni, do të shkatërroheni bashkë me ne…hapi ynë i ardhshëm [është goditja] e qendrave vendimmarrëse…”

Olga Skabayeva ka kërcënuar gjithashtu shkatërrimin e 3 kryeqyteteve botërore.

Në një hark të shkurtër kohor, ajo ka raportuar se Rusia do të shkatërrojë Kievin, Londrën dhe Uashingtonin.

Propagandistja gjithashtu ka paralajmëruar se lufta bërthamore do të jetë një “realitet” i shkaktuar nga Perëndimi.

Së bashku me bashkëshortin e saj Yevgeny Popov, Skabeyeva ka përhapur gjatë gjithë luftës teori konspirative, ajo ka mbivlerësuar sukseset e luftës së Moskës, ka përsëritur pretendimet e Kremlinit për ‘nazistët’ në Ukrainë dhe ka lëshuar paralajmërime të tmerrshme për Luftën e Tretë Botërore dhe kërcënime kundër Perëndimit.

Si rezultat, ajo është cilësuar si një ‘përbindësh’ nga komentuesit, dhe analistë të tjerë sugjerojnë se retorika e saj tronditëse ka shënuar një ndryshim në tonin e Kremlinit.

Pas vdekjes së Mbretëreshës së Anglisë, Olga Skabeyeva tha se Putin duhet të kishte lëshuar armë bërthamore në funeralin e Mbretëreshës, ndërsa të gjithë liderët botërorë ishin në një vend.

“Duhet ta kishim bërë sot, të gjithë njerëzit më të mirë janë [në Britani] për funeralin,” u tha 37-vjeçarja të ftuarve të saj përpara se të shtonte me një buzëqeshje: “Zot më fal”.

Në atë kohë, ajo po i përgjigjej Andrey Gurulev, një gjenerali në pension dhe deputeti aktual, i cili tha se nuk kishte kuptim që Rusia të godiste Ukrainën.

“Ne ende duhet të jetojmë atje, në Ukrainë,” tha ai. “Ne kemi shumë objektiva. Ramstein [baza ajrore në Gjermani] është një bazë e mirë, por mund të presë. Pse do të bombardojmë Ukrainën ose Gjermaninë kur ekziston Britania – rrënja e së keqes?”

Gurulev tha se Mbretëria e Bashkuar mund të “zbardhet e bardhë” dhe të shndërrohet në një “shkretëtirë marsiane” me shumë pak sulme bërthamore ruse.

“Kur Britania të kthehet në një shkretëtirë marsiane, çfarë do të jetë neni 5 i NATO-s [mbrojtja e sigurisë kolektive]?”, tha ai. “Mbrojtja e shkretëtirës marsiane? Nuk do të mbetet asgjë atje. Një ishull i palëkundur – do të lëkundet i gjithi.”

Ndërsa përballemi me këtë lloj retorike, të paktën një mësim mund ta nxjerrim.

Pa ndërtuar disa ura, pa u munduar të kuptojmë këndvështrimet e njëri-tjetrit dhe pa u vendosur në këpucët e anës tjetër, do të jetë e vështirë të kuptohemi e më e rëndësishmja – të gjejmë një zgjidhje për këtë situatë kaq komplekse në të cilën gjendet globi dhe vetë njerëzimi.

Por, fjalët e pikëpamjet e mësipërme janë vërtetë të hidhura e të vështira për t’u dëgjuar.

Dhe shanset janë të ulëta që ato të na ndihmojnë të kuptojmë njëri-tjetrin, sadopak.

Ama është një pikënisje, dhe një angazhim që të gjithë duhet ta kemi nëse duam të gjejmë një zgjidhje.

Tani për tani, kjo ishte një nga të vërtetat e palës ruse.

Thjesht një e vërtetë tjetër rreth realitetit në të cilin po jetojmë, sado makabre.

Mund të na duhet kohë për ta procesuar, por nuk mund të kemi shkuar aq larg – si njerëz. Nuk mund të kemi arritur pikën pa kthim, ku të kuptuarit e njëri-tjetrit të jetë bërë e pamundur.

Të paktën duhet të shpresojmë.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA/ Fitore edhe pa Donçiç, Lakers “arratisen” në krye, Philadelphia dominon Lindjen

NBA/ Fitore edhe pa Donçiç, Lakers “arratisen” në krye, Philadelphia dominon Lindjen

09/11/2026
Premier League/ Liverpool në ngjitje, Sunderland surprizon Chelsea, Brighton i dyti

Premier League/ Liverpool në ngjitje, Sunderland surprizon Chelsea, Brighton i dyti

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al