Policia e Sarandës ka arrestuar këtë të martë biznesmenin e njohur Shaqir Halo, pasi në supermarketin e tij janë gjetur një sërë mallrash kontrabandë.
43 vjeçari nga Delvina shiste produkte bulmeti (qumësht) kontrabandë në supermarket. Gjatë një kontrolli në lagjen nr.4 në Sarandë, në supermarketin e biznesmenit janë gjetur plot 180 kanaçe me qumësht kontrabandë.
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë në ngarkim të tij për këto vepra penale të parashikuar nga nenet 178 dhe 180 të Kodit Penal.