Një banor i Gjirokastrës ka përfunduar si i paditur në Prokurori.
Siç njofton policia, D.M, 60 vjeç, u kap duke hapur një kanal pa leje në pronën e tij.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen ‘Pazar’.
Ndaj të moshuarit rëndon akuza për “Shpërdorim të tokës në kundërshtim me destinacionin e saj”, vepër penale që dënohet me gjobë ose burg deri në gjashtë muaj.
/ArgjiroLajm.net/