Një vajzë nga Gjirokastra i është drejtuar policisë për ndihmë, pasi dhunohej psikologjikisht nga ish bashkëshorti i saj.
Siç njofton policia, një ditë më parë u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen O.C, vjeç 23, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, K.H, vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.