Sali Berisha i është përgjigjur grupit të Alibeajt, i cili sot njoftoi se negociatat për bashkimin e PD kanë dështuar. Në një prononcim për mediat, nga jashtë selisë blu, Berisha u shpreh se ata nuk duan as statut dhe as primare.
Ai paralajmëroi se “ai që prek flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë keq”, ndërsa shtoi se “Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje”.
PD në momentet kur ndodhej para alternatives të jesh apo të mos jesh, është themeli i saj mbi të cilin është ngritur kjo forcë politike sot më e fuqishme se kurrë, se çdo forcë tjetër.
Është ky statut që përben themelin e fitores në zgjedhjet e 14 majit, por para saj leksioneve historike që do marrë klika e Edi Ramës ose të themi çeta e hajdutëve të Ramës nga qytetarët.
Sot unë kam një takim me kryetarët e degëve të PD të Tiranës, për të dhënë udhëzimet dhe për të bërë diskutimet për përgatitjet për protestën e jashtëzakonshme. Ju nuk mund ta imagjinoni sa zjen sot urrejtja ndaj Edi Ramës dhe ndaj bandës së tij në qeveri.
Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje. Një grup deputetesh erdhën pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për cdo post në këto bashki, të paraqitnin kandidaturat ose në përputhje me staututin të krijonin fraksionin. Ata nuk duan, as statutin, as primaret. Ai që prek flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë keq, kjo do të thotë do ta shifni ditët e ardhshme”, tha Berisha.