• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aktorja nga Delvina rrëfen pse braktisi Shqipërinë: Më vranë mamanë dhe askush nuk u ndëshkua (VIDEO)

09/11/2022
Aktorja nga Delvina rrëfen pse braktisi Shqipërinë: Më vranë mamanë dhe askush nuk u ndëshkua (VIDEO)

Ervina Kotolloshi, e njohur për rolin e “Ponjës” në Portokalli, u largua nga Shqipëria në kulmin e karrierës së saj dhe jeton prej vitesh në Paris. Atje kreu masterin dhe doktoraturën, ndërsa aktualisht jep mësim në një universitet në kryeqytetin francez. Ervina ka qëndruar larg intervistave dhe vëmendjes publike për kaq shumë kohë por sot ajo dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi arsyen e largimit nga Shqipëria.

Aktorja e humorit tregoi se vendimi për t’u larguar erdhi kur humbi mamanë e saj pas një aksidenti tragjik që pësoi.

“Ishte një vendim që më është dashur kohë ta marr. E kam lënë për një ngjarje shumë personale në 2006. Nuk kam folur asnjëherë për këtë. Humba mamin në një aksident rrugor dhe personi që e aksidentoi nuk kishte patentë dhe kishte pirë alkool. Mamaja ka vuajtur dy muaj në spital para se të ndërronte jetë.

Në atë moment, kam kuptuar se ka pasur shumë institucione që në rastin tim, nuk kanë funksionuar siç duhet. Në radhë të parë ka qenë personi në fjalë që i ka dhënë makinës pa patentë dhe që nxitonte të kapte pjesën e dytë te ndeshjes sepse ishte Kampionati Botëror. E dyta, nuk ka funksionuar mjekësia.

A duhej shpëtuar mamaja pas këtij aksidenti? Në Kodin Rrugor thuhet se nuk duhet ta lëvizësh kur është pa ndjenja. A duhej operuar disa herë? Nuk e di. Por ajo që më ka lënduar më shumë është gjykatësi. Kur e pyeta pse u dënua kaq pak, mu përgjigj se ‘mamaja juaj s’ka vdekur nga aksidenti’.

Ishte e tmerrshme sepse mami kishte shëndet të plotë deri në ditën e aksidentit”, tha ajo. Më tej, Ervina theksoi se personi që shkaktoi aksidentin nuk ka bërë burg dhe se i vinte keq që s’e ka mediatizuar ngjarjen pasi siç tha ajo, ishte një ngjarje për të reaguar fort pasi institucionet nuk funksionuan.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E BUJSHME/ Vendim i rëndësishëm te Partizani, merr fund “makthi” i kryeqytetasve

E BUJSHME/ Vendim i rëndësishëm te Partizani, merr fund “makthi” i kryeqytetasve

09/11/2026
Prishtina shkëputet në krye, Drenica ndal Dritën – Balkanweb.com – News24

Prishtina shkëputet në krye, Drenica ndal Dritën – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al