• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fatos Lubonja: Rama nuk rrëzohet me protesta paqësore, unë qenit të rrugës ia jap votën dhe Ramës jo

13/11/2022
Fatos Lubonja: Rama nuk rrëzohet me protesta paqësore, unë qenit të rrugës ia jap votën dhe Ramës jo

Analisti Fatos Lubonja është shprehur se regjimi i Edi Ramës nuk rrëzohet me protesta paqësore. Komentet Lubonja i bëri teksa komentoi protestën e sotme të opozitës përballë Kryeministrisë.

Përmes një lidhjeje më skype në News24, Lubonja tha se protesta paqësore bëhen në demokraci, por sipas tij, këtu nuk jemi në demokraci.

Ai shtoi se me arsyen e tij ishte gati që votën t’ia jepte qenit më të fundit të rrugës dhe Edi Ramës të mos ia jepte.

“Dhuna e fundit që është parë ka qenë ajo e 21 janarit. Pastaj politikanët tanë kërkojnë të jenë korrekt me europianët e bëjnë protesta ku fjala paqësore ka shumë rëndësi. Protesta paqësore bëhen në demokraci, ne nuk jemi në demokraci.

Ky regjim nuk rrëzohet me protesta paqësore, veçse kur protestat vijnë nga poshtë lart dhe njerëzit nuk mbahen më. Edhe 21 janari ishte protestë e stisur, u ndërtua me idenë që populli nuk duron dot më edhe do digjet Kryeministria. Ishte inskenim e imitonte protestat e vendeve arabe.

Këta nuk kanë as fuqi ta bëjnë më ashtu. Si bretkosa që ja ngrohin ujin gradualisht e kur shkon uji 100 gradë ngordh. “Kur mbaron fjala gjykon palla”, thotë populli.

Një pjesë ama mendon pse Berisha i ’91 do dalë të protestojë. Kanë pasur rastin ta bëjnë Shqipërinë ashtu siç premtuan sot. Kjo ndikon që nuk ka shumë ndjekje nga pjesa gri.

Me arsye jam që qenit më të fundit të rrugës ja jap votën dhe Ramës nuk ja jap.

Besimi pastaj është tjetër gjë. Një gjë është arsyetimi politik. Më mirë 3 banda se një bandë se kur ngel një e vetme e merr Durrësin sikur e ka shtëpinë e vet sikur ja ka lënë nëna e babai.

Ne nuk jemi popull demokratik. Kur ishte koha e Berishës, kur edhe Berisha vidhte vota në ’96, ishte anglez e më tha nëse do na e bënin ne anglezëve këtë do digjej Londra.

E ke parë se si digjen komisariatet në SHBA kur vritet një zezak? Del ambasada e thotë protesta të paqta tek ne.

Ka forma proteste që quhen mosbindje civile, e gjejnë ata si e bëjnë, ku shtrëngohet laku”, tha Lubonja.

Related Posts

Kryesore

Bilanci i policisë për marsin: 96 operacione, 527 të arrestuar dhe mbi 50 kg kanabis

05/04/2026
Kumbaro: Salla përplot me socialistë dhe me entuziazëm në Gjirokastër. Më shumë të rinj do të na bashkohen
Kryesore

Kumbaro: Salla përplot me socialistë dhe me entuziazëm në Gjirokastër. Më shumë të rinj do të na bashkohen

05/04/2026
E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve
Kryesore

Goditet grupi i trafikut të drogës në Itali, 19 shqiptarë të arrestuar

05/04/2026
SPAK: Koncorciumi fitues për ndërtimin e Aerportit të Vlorës, u paracaktua. Komunikohen akuzat e para
Kryesore

SPAK: Koncorciumi fitues për ndërtimin e Aerportit të Vlorës, u paracaktua. Komunikohen akuzat e para

05/04/2026
Eurodeputetja Arba Kokalari uron Pashkët nga Gjirokastra
Kryesore

Eurodeputetja Arba Kokalari uron Pashkët nga Gjirokastra

05/04/2026
Bllokohen në Athinë 5 tonë domate me kimikate. Ishin blerë nga Shqipëria
Kryesore

350 lekë një kg domate, fermerët: Edhe neve na vjen turp, por kostot janë rritur shumë

05/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fortlumturi Joani: Lufta, konfliktet etnike që prekën Ballkanin, janë një mëkat dhe e keqe që Kisha duhet t’i luftojë

Kryepeshkopi Joan: Nëse e duam Perëndinë asgjë nuk na dëmton

05/04/2026
Ylli i “Vampire Diaries” Candice King martohet në fshehtësi

Ylli i “Vampire Diaries” Candice King martohet në fshehtësi

05/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al