• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Koncension 1.3 miliard euro, ja rruga drejt jugut që do të bëhet me pagesë

15/11/2022
Koncension 1.3 miliard euro, ja rruga drejt jugut që do të bëhet me pagesë

Rruga e asfaltuar, e zgjeruar dhe me dy korsi ndarëse anash do të jepet me koncesion nga fshati Lekaj deri në Fier. Koncesioni është fituar nga kompania, fusha e cila premton se do të investojë 320 milionë euro për 35 vjet dhe më pas do të krijohen të ardhura prej 1.3 miliard eurosh nga vendosja e traut. Çdo mjet që do të kalojë në këtë rrugë, e vetmja, duhet të paguajë. Për të garantuar fitimet e koncesionarit, qeveria ka vendosur vitet e para një garanci nga shteti.

Kompania “Fusha” dhe bashkimi i disa kompanive të tjera ishte oferta e vetme për këtë garë. Ndërhyrja e koncesionarit do të ndahet në dy seksione, Luz i Vogël-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-fillimi i bypassit të Fierit. Në dokument, parashikohet që autostradës aktuale t’i shtohet korsia emergjencës si dhe mbikalime në udhëkryqet ekzistuese. Gjithashtu, do të ndërtohen pesë kryqëzime të reja me nivele të ndara për të zëvendësuar disa nga ato ekzistuese. Koncesionari gjithashtu do të duhet të kryejë mirëmbajtjen e rrugës çdo 10 vite parashikojnë dokumentet.

Për këto shtesa, në rrugën tashmë të ndërtuar dhe në funksion, koncesionari do t’i tregojë shtetit një faturë 320 milionë euro, e cila bashkë me interesat do të zbritet nga të ardhurat para se të nisë pagimi i tatim fitimit. Një skemë e ngjashme ka ndodhur më parë me koncesionin më të madh të nafës. Koncesionari i rrugës do t’i vendoset një tra, ku pagesa minimale do të fillojë nga 2.1 euro për automjetet dhe që vjen me rritje për mjetet e tjera, si furgon, autobus apo kamion. Shteti do vendosë garanci për të siguruar fitimet e koncesioanrit, ndërsa kjo garanci është më e vogël se ajo e Thumanë-Kashar pasi rruga parashikohet të marrë edhe trafikun e kryeqytetit drejt jugut.

Koncesionari duhet të ndërtojë mbikalime dhe nënkalime për të evituar rrethrrotullimet aktuale dhe ta plotësojë këtë rrugë deri në Fier. Vlen të theksohet se kjo rrugë në disa segmente të saj është e sapo ndërtuar, ndërsa e gjithë rruga është e zgjeruar dhe e asfaltuar plotësisht. Ajo që ngre akoma më shumë dyshime është se kjo rrugë është zgjidhja e vetme dhe nuk ka asnjë rruge tjetër paralele dhe që duhet të jetë pa pagesë. Taksapaguesit shqiptarë e kanë paguar njëherë këtë rrugë kur u ndërtua, do e paguajnë edhe njëherë me 320 milionë euro zgjerimin dhe më pas do të paguajnë sërish tarifat për kalimin mbi të./ TCH

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prishtina shkëputet në krye, Drenica ndal Dritën – Balkanweb.com – News24

Prishtina shkëputet në krye, Drenica ndal Dritën – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
“Perandoria Messi”, argjentinasi “mbret” jo vetëm në fushën e lojës

E papritur, Messi drejt rikthimit në Argjentinë

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al