• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reagimi i Luftëtarit: Milinkoviç është paguar, na solli lojtarë të dëmtuar

25/08/2017
Reagimi i Luftëtarit: Milinkoviç është paguar, na solli lojtarë të dëmtuar

I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit të Luftëtarit, nëpërmjet zëdhënësit Rigles Malile, lidhur me pretendimet e avokatit të trajnerit aktual të Kukësit, Mladen Milinkoviç, i cili pretendon se gjirokastritët i detyrohen serbit tre rroga mujore. 

“Nisur nga deklarata e avokatit të trajnerit Milinkoviç, zotit Stathis Natsinas, se Luftëtari i detyrohet tri rroga mujore, më duhet të sqarojmë mbarë opinion publik se pretendimet e ngritura nuk janë aspak të vërteta. Trajneri Milinkoviç, si dhe gjithë futbollistëve, në përfundim të kampionatit u është vonuar rroga e fundit mujore.

Në momentin e grumbullimit të ekipit, edhe trajnerit Milinkoviç këto para i kanë kaluar në llogarinë e tij bankare. Këto kanë ardhur për shkak të një vonese proceduriale dhe tashmë çdo gjë është shlyer. Trajneri Milinkoviç kur është larguar nga Luftëtari ka qenë i bindur për të vijuar punën, edhe pse nuk është treguar profesionist, pasi duke qenë nën kontratë me ekipin tonë, më datën 11 qershor ka nisur kontaktet me ekipin e Partizanit.

milinkovic

Ndërsa më datën 15 qershor ka kontaktuar me Kukësin dhe ka mbyllur marrëveshjen. Klubi i futbollit Luftëtari do të vijojë të gjitha procedurat e nevojshme pranë FSHF-së, si dhe strukturat përkatëse në UEFA dhe FIFA. Trajneri Milinkoviç, si dhe përgjegjësi i tij ligjor nuk mund të hedhin baltë mbi Luftëtarin, skuadër që e afirmoi në arenën europiane.

Klubi i Luftëtarit dhe drejtuesit e tij e kanë respektuar trajnerin Milinkoviç për punën e bërë, por s’mund të lejojnë në asnjë moment nëpërkëmbjen e tij. FSHF-ja dhe anëtarët e saj (në këtë rast klubet e futbollit) meritojnë respekt nga çdo ‘Milinkoviç’, apo përfaqësuesit e tij.

milinkovic

Trajneri Milinkoviç, si dhe avokati i tij afruan te Luftëtari në mes të sezonit lojtarë të dëmtuar, të cilët asnjëherë nuk e justifikuan aktivizimin e tyre. Pavarësisht gjithçkaje, këta futbollistë janë paguar rregullisht si gjithë të tjerët, duke mos u pasur asnjë detyrim financiar.

Klubi i futbollit ‘Luftëtari’, në lidhje me deklaratën e përfaqësuesit ligjor të trajnerit Milinkoviç, do t’i drejtohet gjykatës me një padi për dezinformim dhe prishje të imazhit të klubit”, përfundon Malile.

Related Posts

Raphinha show, Barcelona feston në Sevilla
Sport

Raphinha show, Barcelona feston në Sevilla

19/09/2026
Sot zyrtarizimi, dy goditjet e mëdha të Dinamos në merkato kalojnë testet – Balkanweb.com – News24
Sport

Kthim në kohë për Dinamon, start njëlloj si në sezonin kur e nisi pretendent për titull e thuajse e hodhën nga kategoria

19/09/2026
VIDEO/ “Buzëqesh” Dinamo, thyen Laçin
Sport

VIDEO/ “Buzëqesh” Dinamo, thyen Laçin

19/09/2026
VIDEO/ 4 gola në supersfidën e Serie A, Inter dhe Roma bëjnë paqe
Sport

VIDEO/ 4 gola në supersfidën e Serie A, Inter dhe Roma bëjnë paqe

19/09/2026
FOTO/ E veçantë në Superiore, tifozët e Vorës hapin mesazhin emocionues para sfidës me Skënderbeun – Balkanweb.com – News24
Sport

FOTO/ E veçantë në Superiore, tifozët e Vorës hapin mesazhin emocionues para sfidës me Skënderbeun

19/09/2026
FOTO/ E veçantë në Superiore, tifozët e Vorës hapin mesazhin emocionues para sfidës me Skënderbeun – Balkanweb.com – News24
Sport

FOTO/ E veçantë në Superiore, tifozët e Vorës hapin mesazhin emocionues para sfidës me Skënderbeun – Balkanweb.com – News24

19/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hyn në fuqi manuali i ri, ja çfarë ndryshon në zhdoganimin e makinave

Hyn në fuqi manuali i ri, ja çfarë ndryshon në zhdoganimin e makinave

20/09/2026
Turistët dynden drejt Shqipërisë, mbi 1.5 milionë të huaj deri në mars

Vera 2026 rriti numrin e turistëve, por shtoi pikëpyetjet

20/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al