Sekuestrohen 146 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa në Gjirokastër.
Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Mëllëz”, në një ambient të hapur, në afërsi të fshatit Golem, Gjirokastër, nga shërbimet e policisë u gjetën 27 thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, në trajtën e gjetheve dhe kërcejve.
Pesha totale e lëndës ishte 146 kilogramë që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po punohet identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.