• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Rrugët e florinjta”, Shqipëria më e shtrenjtë se Greqia, ja krahasimi për disa akse kombëtare (VIDEO)

05/12/2022
Siguria rrugore, mbi 50 projekte të investuara nga jugu në veri

Një kilometër rrugë në Shqipëri, ato që janë dhënë me koncesion 35-vjeçar kushton më shumë se në vendet e bashkimit europian.

Qeveria shqiptare ka dhënë së fundmi me koncesion rrugën Lekaj-Fier, e cila është një rrugë nacionale ekzistuese me katër korsi. Në buxhetin e vitit 2022 kjo rrugë është projektuar me kosto në vlerën e 320 milionë eurove, për vetëm 46 kilometra. 7 milionë euro do t’i kushtojë qytetarëve shqiptarë, pa përfshirë këtu interesat bankare të koncesionarit, vetëm për zgjerimin e rrugës për korsitë e emergjencës dhe mbikalimet në këtë segment rrugor, ndërsa studimet e fizibilitetit nuk janë publike. Pas përfundimit të maturimit të kredive që do marrë koncesionari, çmimi për një kilometër rrugë mund të dyfishohet.

Ndërkohë një shembull tërësisht më i lirë vjen nga Greqia fqinje, e cila ka ndërtuar shumicën e rrugëve nacionale me fondet e para-anëtarësimit nga BE, ndërsa edhe tani si anëtare e Unionit, shteti helen vazhdimisht kërkon fonde për ndërtimin e autostradave. Në 2020-ën komisioni europian miratoi 300 milion euro fonde për ndërtimin e pjesës veriore të autostradës E65 nga Trikala në Greneva, që nuk është ekzistuese. Kjo pjesë e rrugës 70.5 km e gjatë është llogaritur për tu ndërtuar me 442 milion euro, 6.2 milion euro për km, shumë më lirë se ajo e jona. Por jo gjithçka mbaron këtu, kjo rrugë do të çajë malin ndryshe nga projekti në Shqipëri dhe ka katër tunele në total.

Veprat që do ndërtohen në këtë rrugë janë tunele me gjatësi totale 900 metra, 31 ura / mbikalime, gjashtë nyje dalëse, dy Qendra Operimi dhe Mirëmbajtje, si dhe një stacion pagese. Ndërkohë në të gjithë gjatësinë e projektit do të ndërtohen zona parkimi dhe pushimi, si dhe një rrjet i ri rrugor dytësor për t’i shërbyer zonave fqinje. Pra, më shumë kilometra, më shumë vepra arti dhe mbi 80% e financuar nga Bashkimi Europian.

Ndërsa rruga Lekaj Fier, sipas atyre që kanë deklaruar drejtuesit e ministrisë së Infrasterukturës, do ndërtohet e re në vetëm 3.2 kiloemtra, do shtohen rrugë dytësore atje ku mungojnë dhe do bëhen tre ose katër nënkalime dhe sigurisht pika për të mbledhur gjobën e re për shqiptarët që do të kushtonë 1.3 miliardë euro në 35 vite./TCH

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025
Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë
Kryesore

Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al