Një 51-vjeçar nga Tepelena është kallëzur në Prokurorinë e Gjirokastrës pasi u kap nga policia duke transportua dru pa leje. Ngjarja ndodhi një ditë më parë.
V.B, vjeç 51 banues në Tepelenë, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Shelgu”, mbi Tepelenë, u kap me mjetin kamion tip “Ford”, duke transportuar 1.5 m³, lëndë drusore pa leje, thuhet në njoftimin e policisë.