Një zjarr masiv ka rënë në fshatin Vrisera në Gjirokastër pasditen e sotme. Nga flakët rrezikohet godina e Bashkisë së Dropullit si dhe shkolla e fshatit.
Forcat e zjarrfikëses së Gjirokastrës janë në luftë me flakët. Drjetori i PMNZSH Gjirokastër, Kujtim Bizhga thotë se zjarrvëniet janë të qëllimshme.
“Situata paraqitet mjaft e vështirë, kjo është një zjarrvënie e qëllimshme,” u shpreh ai.
Megjithatë Bizhga tha se po punohet me të gjitha mjetet për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Zjarri ka nisur rreth 20 minuta më parë.