Në nisje të protestës së opozitës, një 31-vjeçar nga Tirana është afruar dhe ka goditur me grusht Sali Berishën. I identifikuar si Gert Shehu, ai është neutralizuar nga forcat e sigurisë së Berishës, të cilët e kanë goditur papushim dhe më pas e kanë dorëzuar tek Policia e Shtetit. I gjakosur Sali Berisha qëndroi disa caste në bulevard dhe më pas u ngjit ne podium sa për të përshëndetur protestuesit. Në fotot më poshtë shihen shenjat që i la goditja me grusht ish-kryeministrit. ©argjiroja.net