• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Goditja me grusht e Berishës, flet mjeku që kuronte të riun: Nuk e merrte mjekimin rregullisht

07/12/2022
Goditja me grusht e Berishës, flet mjeku që kuronte të riun: Nuk e merrte mjekimin rregullisht

Sadik Lala, mjeku i Gert Shehut, 31-vjeçarit që goditi Sali Berishën në protestën e 6 dhjetorit deklaroi se pacienti i tij nuk merrte mjekim rregullisht. Në një lidhje me Skype në emisionin “Good Morning Albanians”, Lala u shpreh se disa nga simptomat e sëmundjes së psikozës, nga e cila vuan Shehu, janë deluzionet, halucinacionet dhe çrregullim i sjelljes.

“Ai ka qenë me mjekim. Nuk merrte mjekim rregullisht. Ne, ndryshe nga mjekësia e përgjithshme kemi një rubrikë të posaçme (ESM), ekzaminimi i statusit mendor që është standard në të gjithë botën. Historiku i sëmundjes së kaluar në një pacient kur ne bëjmë një raport të caktuar nuk ndryshon. Ekzaminimi i statusit mendor bën pikërisht këtë gjë, si është perceptimi, si është të menduarit, si është sjella, mendimet nëse ka apo nuk ka deluzione. Thelbi i psikozës, minimumi janë dy nga tre simptomat e mëposhtme deluzionet, besimet e gabuara, halucinacionet dhe ajo që është më e rëndësishmja, çrregullim i sjelljes,”- tha mjeku.

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e sotme kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

07/11/2026
Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al