• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

OSBE njeh Berishën në krye të PD-së? Ambasadori i ri takon përfaqësuesit e “Foltores” në Gjirokastër (FOTO)

07/12/2022
OSBE njeh Berishën në krye të PD-së? Ambasadori i ri takon përfaqësuesit e “Foltores” në Gjirokastër (FOTO)

Ambasadori Guido De Sanctis, i sapoardhur në vendin tonë për të drejtuar zyrën e OSBE-së, ka zhivlluar ditën e sotme takime në Gjirokastër. Fokusi ka qenë normalisht situata paraelektorale në këtë bashki. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe sepse është brenda misionit të vet. Gabimi apo gafa diplomatike, nëse mund ta quajmë kështu, qëndron në faktin e një takimi që ambasadori pati me dy kandidatët dhe kryetarin e “Foltores” në Gjirokastër. Eri Shehaj, Adil Xhelili dhe Dorjan Lani nuk janë zyrtarisht “përfaqësuesit vendorë të Partisë Demokratike” sikundër thotë OSBE në njoftimin e saj.

Misionet diplomatike në vendin tonë deri më tani njohin zyrtarisht si përfaqësues të Partisë Demokratike vetëm Enkelejd Alibeajn dhe grupimin e tij. Rrjedhimisht edhe kandidatët e dalë nga primaret si Xhelili e Lani, por edhe kryetari Eri Shehaj, nuk janë zyrtarisht përfaqësues të PD-së, për aq kohë sa Gjykata e Apelit s’ka dalë me vendim të formës së prerë për çështjen. Ka dy mundësi, ose OSBE po shkon drejt njohjes së “Foltores” si PD-ja e vulës dhe mos të çuditemi fare kur ambasadori të takohet edhe me Sali Berishën ditët e ardhshme.

Ose diplomati italian, në të shtatat e mbërritjes së tij në Tiranë, është ende i painformuar për situatën ligjore në PD. Më shumë gjasa ka të jetë kjo e dyta. Ambasadori Guido De Sanctis është orientuar gabim nga bashkëpunëtorët e tij shqiptarë. Të kuptohemi, s’ka asgjë të keqe që kreu i OSBE të takohet me aktorë të ndryshëm politikë, si Eri Shehaj, Adil Xhelili e Dorjan Lani në këtë rast, por kur i paraqet ata zyrtarisht si përfaqësues të Partisë Demokratike për aq kohë sa gjykata nuk është shprehur, natyrisht që kjo është një gafë. Përfaqësues të grupimit të “Foltores” në PD është një gjë tjetër dhe përfaqësues të Partisë Demokratike është diçka tjetër për aq kohë sa gjykata nuk ka vendosur për vulën dhe ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar që organizoi Sali Berisha. ©argjiroja.net

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

Nations League/ Julian Shehu dhe Etrit Berisha Berisha besimplotë: Ta mbyllim në vendin e parë në grup!

09/11/2026
Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al