• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

A kishte emigrantë shqiptarë në gomonen e mbytur? Reagon Ministria e Jashtme

14/12/2022
A kishte emigrantë shqiptarë në gomonen e mbytur? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të mërkurë në Kanalin Anglez të La Mansh. Si pasojë e mbytjes së një varke humbën jetën të paktën 4 emigrantë.

Euronews Albania raporton se ka pasur një komunikim me Ministrinë tonë të Jashtme sipas të cilës nuk ka pasur asnjë shqiptar në gomone. Mediat shqiptare raportuan më herët se në varkë ishte edhe një shqiptar i mbijetuar.

Britanikja Sky News raporton se emigrantët ishin nga Afganistani, Iraku, Senegali dhe India. Ata kishin paguar nga 5 mijë paund një trafikanti për kalimin nga Franca në Britaninë e Madhe.

Nga një varkë që ndodhej në afërsi të vendit të ngjarjes dhe forcat e kufirit u shpëtuan 43 persona. Dyshohet se në barkë kanë qenë rreth 50 persona. Gjithsesi kërkimet kanë vijuar në La Mansh edhe me helikopterë dhe anije të forcave ushtarake.

Një peshkatar që shpëtoi 31 persona tha se u zgjua në herët në mëngjes kur emigrantët rrethuan varkën e tij “duke bërtitur për ndihmë”. Kapiteni Raymond tha se kishte qenë duke fjetur kur u zgjua nga një anëtar i ekuipazhit të tij.

“Ka emigrantë pranë varkës. Një djalë po më varet në tela” – më tha ai. Në fillim mendova se ishte vetëm ai. Sapo mora pajisjet e mia të peshkimit, gjë që zgjati rreth 3 minuta, ndalova varkën dhe vrapova jashtë. Në anë të varkës ishin 5 prej tyre të varur” – tha ai. Raymond tha se më pas numëroi 45 persona që mbaheshin në gomonen e përmbysur.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

Nations League/ Julian Shehu dhe Etrit Berisha Berisha besimplotë: Ta mbyllim në vendin e parë në grup!

09/11/2026
Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

Ta mbyllim në vendin e parë në grup! – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al