• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pistat e hetimit, identikiti i autorit dhe dëshmitë okulare, çfarë dihet deri më tani për ekzekutimin e biznesmenit nga Saranda

17/12/2022
Atentat mafioz, pronari i hotelit në Sarandë ekzekutohet në Tiranë

Tirana është tronditur pasditen e djeshme nga një ekzekutim mafioz në mes të një prej lagjeve më të populluara të Tiranës.

Një person, i vetëm, ka hyrë në një kafene dhe është drejtuar drejt një tavoline, ku gjendej biznesmeni Edmond Papaj. Ka qëlluar 9 herë mbi të dhe më pas ka dalë i qetë nga lokali, duke kaluar nga pas tij në këmbë. Nga aty për të humbur gjurmët, ndërkohë që është tentuar t’i jepet ndihma e shpejtë klientit të përgjakur, por pa mundur të mbahej në jetë. Policia, si rrallë kohëve të fundit, reagoi menjëherë duke ngritur postblloqe të shumta në të gjitha nyjat që të nxjerrin nga Tirana, por pa mundur të bihej në gjurmët e tij.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ekspertë e drejtues policie, por gjurmët e lëna nga vrasësi ishin vetëm viktima dhe plumbat e shumtë në ambientet e lokalit. Policia me shpresën e një identikiti, ka marrë në pyetje personat që janë gjendur në atë moment në lokal, ka nisur hapjen e kamerave të sigurisë afër ambientit dhe në afërsi të lokalit, por deri orëve të vona të mbrëmjes nuk ka shkuar tek asnjë person i dyshuar.

Burime policore thanë për gazetën ‘Panorama’ se autori ka qenë i maskuar me kapuç dhe se ka kaluar nga pas lokalit krejtësisht i qetë. Sipas Policisë, autori ka pasur informacion të saktë në lidhje me lëvizjet e viktimës së tij, pasi biznesmeni ka mbërritur pak çaste para se sa të vritej në Tiranë, pikërisht në vendin ku edhe u ekzekutua. Ai kishte sjellë nënën e tij tek i vëllai dhe kishte zbritur të pinte një kafe në lokalin e lagjes, kur personi i maskuar me kapuç të zi e ka goditur me armë duke i marrë edhe jetën.

HETIMET

Policia bëri me dije mbrëmë se ka nisur hapjen e dhjetarë pamjeve filmike brenda, jashtë dhe nga ana e pasme e lokalit, në të cilin ndodhi atentati mafioz. Nga të dhënat e marra edhe nga dëshmitaret okularë dhe nga pamjet, ata kanë fiksuar tashmë një identikit të autorit të krimit, por pamja në pjesën e fytyrës dhe të kokës është e mbuluar me anë të një kapuçi të zi, çka nuk ka lënë asnjë detaj të dukshëm për kamerat apo personat që do të gjendeshin në vendin e vrasjes.

Sipas dëshmisë së njerëzve të viktimës është mësuar se biznesmeni Papa, i cili rezulton të ishte pronar i një hoteli të njohur në Sarandë, kishte mbërritur në Tiranë pak momente para ngjarjes. Ai kishte udhëtuar nga Saranda në Selitë bashkë me nënën e tij, të cilën e kishte lënë te banesa e të vëllait dhe vetë, në atë moment, ka zbritur poshtë pallatit për të pirë kafe.

Policia dyshon se autorët e kanë pasur informacionin e saktë të lëvizjes së Edmond Papës, ndërkohë që dyshohet që një person është larguar nga Selita për në drejtim të paditur. Por Policia ka dyshime që autori të mos ketë dalë nga Tirana, për shkak se nuk është gjetur ndonjë mjet i djegur pas atentatit, siç është edhe rituali i zakonshëm i këtyre ngjarjesh. Policia dhe grupi hetimor që kanë marrë në duar hetimet po verifikojnë të shkuarën e viktimës për të mësuar se nga ka ardhur edhe mëria.

Nga informacionet e para që janë grumbulluar në lidhje me viktimën, 49 vjeç dhe pronar të një biznesi të njohur, dyshimi i parë lidhet me aktivitetin e tij në shtetin helen prej shumë vitesh. Ai ka qenë me precedentë në fushën e narkotikëve, thotë Policia, e për pasojë hetimet janë përqendruar pikërisht në pistën e hakmarrjes ose pazareve të pista që vijnë nga aktiviteti në trafikun e drogës.

Po ashtu, po kërkohen dëshmi edhe nga miq dhe të afërm të tjerë të viktimës për të mësuar nëse viktima ka pasur ndonjë konflikt kohëve të fundit për shkak të biznesit në qytetin e Sarandës, pasi familja e ngushtë e tij ka refuzuar të kishin ndonjë konflikt të hapur me ndonjë person. Në fakt, edhe mënyra se si ka lëvizur Papa para se sa të ekzekutohej, sipas hetuesve, nuk lë dyshimin e ndonjë personi që ruhej./ Panorama

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

19/12/2025
Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al