• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ronela Hajati shpërthen ndaj Festivalit dhe RTSH-së: Mediokër, neveri, këllirë. Reagojnë organizatorët

21/12/2022
Ronela Hajati shpërthen ndaj Festivalit dhe RTSH-së: Mediokër, neveri, këllirë. Reagojnë organizatorët

Një prej traditave të Festivalit të Këngës, sidomos vitet e fundit, ka qenë hapja e eventit muzikor me këngën fituese të edicionit të kaluar, që njëkohësisht ka qenë edhe kënga e cila na ka përfaqësuar në Eurovizion.

Megjithatë në nisjen e “Fest61”, të drejtuar këtë vit nga Arbana Osmani dhe ku kemi parë një numër të madh ndryshimesh nga festivalet e kaluara, nuk pamë një performancë nga Ronela Hajati, e cila vitin e shkuar triumfoi me “Sekret”.

Për mungesën e saj nuk është dhënë një arsye në hapje dhe në fakt, ende nuk dihet arsyeja përse këngëtarja nuk u ngjit në skenë si fituesit paraardhës të evenimentit, por tashmë kemi një reagim nga Ronela, e cila ka zgjedhur të japë këtë deklaratë në Twiiter:

“Tradita është një ligj i pashkruar që duhet të respekohet më shumë se asgjë dhe nga të gjithë. Por ne jetojmë në Shqipëri dhe shumicën e kohës institucionet janë sipër njerëzve.”

Ky reagim ka ardhur me tone më të ashpra në një reagim tjetër në Instagram ku këngëtarja shprehet se nuk u ftua të performojë këngën fituese të një viti më parë.

Postimi i plotë:

“Më ka aq shumë ky shprit e kjo gojë për të folur, por më duket sikur do t’i heq vetes riskun që Zoti do të ma japë një ditë, të gjithë atë që meritoj për kaq shumë vite punë, lot, mundim, pasion e dashuri kaq të madhe për muzikën!

Po. Unë nuk isha e ftuar për të për të performuar këngën fituese ashu si duhet! “Sekret” e ka marrë gjithë dashurinë që ka patur nevojë e për ktë i jam mirënjohëse vetëm publikut, këtu edhe jashtë! Kënga është laujtur në çdo cep këtë vit e më e gëzuar për këtë nuk mund të jem.

RTSH drejtimi mediokër e i vockël me veprime skuthe duke mos më përfshirë mua as në sisiglat e festivalit, nuk e heq dot suksesin që ka pas kënga! Çdo gjë ndodh për një arsye!!! T’ju shaj? Kurrë! S’ka fjalor që mund t’i përshtatet neverisë që më keni përcjellë! Në të gjithë botën vetëm mediat shqiptare kërkojnë me zor të bëjnë armiq nga hiçi! Qofshi me shëndet se mendjen e keni këllirë!!!

Reagojnë organizatorët

Pasi Ronela Hajati shprehu publikisht pakënaqësi pse nuk u ftua në festivalin e RTSH, si fituese e vjetshme, reaguan organizatorët e festivalit.

Sipas organizuesëve të festivalit, mungoi një performancë nga këngëtarja sepse e tillë ishte formula e këtij edicioni.

“Formula e rikëndimit të këngës fituese një vit pasi është shpallur është një traditë shumë jetëshkurtër, thuajse inekzistente, krahasuar me historinë e Festivalit, tashmë 61-vjeçar. Duke qenë se qëllimi këtë vit ka qenë t’i jepnim fokus artistëve pjesëmarrës dhe këngëve që prezantohen për herë të parë, nuk ka asnjë të ftuar nga muzika në dy netët e para të Festivalit.

Zbatimi i kësaj formule nuk ka lidhje me respektin, vlerësimin dhe dashurinë për gjithçka ka bërë Ronela ne skenën e FIK dhe Eurosong. Ronela është ftuar të japë çmimin e publikut që këtë vit çon Shqipërinë në Eurosong, por e ka refuzuar ftesën”- u shprehën ata për Anabel.

Related Posts

Paparazzi

Çmimet Oscar largohen nga ABC, YouTube merr transmetimin global nga viti 2029

20/12/2025
Travis Scott dhe Tyla në një lidhje romantike?
Paparazzi

Travis Scott dhe Tyla në një lidhje romantike?

20/12/2025
Konfirmohet emri i parë i “Big Brother VIP Kosova 4”, ja kush do jetë opinionistja
Paparazzi

Ky banor la shtëpinë e “BBVK”!

20/12/2025
Alba ndahet live në prime nga i dashuri: Ai nuk meriton as një takim
Paparazzi

Alba ndahet live në prime nga i dashuri: Ai nuk meriton as një takim

19/12/2025
James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë
Paparazzi

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

19/12/2025
Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…
Paparazzi

Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

19/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kategoria e Parë, ndeshja shtyhet për shkak të kushteve atmosferike

Kategoria e Parë, ndeshja shtyhet për shkak të kushteve atmosferike

20/12/2025
Teuta thirrje FSHF-së: Merrni masa për dhunën në Vlorë, lojtarët tanë u goditën

Teuta thirrje FSHF-së: Merrni masa për dhunën në Vlorë, lojtarët tanë u goditën

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al