Bobby Charlton tha dikur se futbolli mund të ishte “shpikur pikërisht për të”. Sigurisht, shumica e komentuesve e konsiderojnë atë si emrin më të madh të futbollit. Aftësia dhe shpejtësia elektrizuese e Pelé u shoqëruan me një saktësi vdekjeprurëse para portës. Një hero kombëtar në Brazilin e tij të lindjes, ai u bë një ikonë sportive globale. Edhe jashtë fushës, ai bëri një fushatë të palodhur për të përmirësuar kushtet për njerëzit e privuar në shoqëri.
Yll që i ri
Edson Arantes do Nascimento lindi më 23 tetor 1940 në Tres Coracoes, një qytet në Brazilin juglindor. Certifikata e tij e lindjes thotë se ai ka lindur më 21 tetor, por Pele këmbëngul se kjo ishte e pasaktë. “Në Brazil ne nuk jemi aq të shqetësuar për saktësinë” – bënte ai shaka. Ai e mori emrin për shkak të shpikësit, Thomas Alva Edison, sepse, sipas Pele, energjia elektrike mbërriti në shtëpinë e tij pak para se ai të lindte.
Pele playing for Brazil in 1960
Më vonë prindërit e tij hoqën “i”-në nga emri. Ai u rrit në varfëri në qytetin Bauru dhe kontribuoi në të ardhurat e familjes duke gjetur punë me kohë të pjesshme në kafenetë lokale. Babai i tij e mësoi të luante futboll, por familja nuk mund të përballonte që t’i blinte një top. Kështu i riu Pele shpesh shkelmonte shpesh nëpër rrugë një çorape të mbështjellë.
Thjesht “Pelé”
Pikërisht në shkollë ai u pagëzua për herë të parë nga miqtë e tij me nofkën “Pelé”, megjithëse as ai, as asnjëri prej tyre nuk e dinë se çfarë do të thotë. Asnjëherë nuk e ka pëlqyer pseudonimin. Kjo ngaqë i tingëllonte shumë si “bisedë me kalamaj” në portugalisht.
Ai filloi të luante për një numër skuadrash amatore lokale kur ishte në adoleshencë. Futbolli në Brazil sapo kishte filluar të bëhej popullor dhe i riu Pele nisi të shijonte lojën. “Unë e hyra aty si një peshk që hyn në ujë” – rrëfeu ai më vonë.
Ai udhëhoqi të rinjtë e Bauru Athletic Club në 3 kampionate shtetërore të të rinjve, duke rënë në sy si një talent. Në vitin 1956, trajneri i tij, Waldemar de Brito, e çoi në qytetin port të Santos për ta provuar tek Santos FC, një ekip profesionist.
De Brito ishte i bindur për aftësitë e tij, duke u mburrur tek drejtuesit e Santos se Pelé do të ishte futbollisti më i mirë në botë. Pele la përshtypje më të mira se mburrjet e trajnerit të tij. Santos i ofroi një kontratë në qershor 1956. Ai ishte vetëm 15 vjeç.
Golashënuesi më i mirë
Një vit më vonë, ai u përzgjodh për ekipin e të rriturve të Santos dhe shënoi të parin nga shumë golat e tij në karrierë që në ndeshjen e tij debutuese. Ai shpejt fitoi një vend në formacionin bazë dhe në vitin e tij të parë u bë golashënuesi më i mirë i ligës. Vetëm 10 muaj pas nënshkrimit si profesionist, Pele u thirr nga kombëtarja braziliane.
Pele with a ball
Ai bëri debutimin e tij ndërkombëtar kundër Argjentinës në Maracana, ku Brazili humbi 2-1. Goli i tyre u shënua nga 16-vjeçari Pelé, duke e bërë atë lojtarin më të ri që ka shënuar me kombëtaren. Shpresat e tij për të luajtur për Brazilin në Kupën e Botës 1958 dukej se ishin shuar kur ai pësoi një dëmtim në gju. Por shokët e tij të skuadrës u bënë presion drejtuesve për ta përzgjedhur dhe ai bëri debutimin e tij në Kupën e Botës kundër Bashkimit Sovjetik.
Hat-trick
Në mënyrë të pashmangshme, ai u bë lojtari më i ri që ka shënuar një gol në Kupën e Botës. Në gjysmëfinale, Brazili po kryesonte 2-1 kundër Francës kur Pele shënoi një hat-trick në pjesën e dytë. Dukej se ai nuk mund të bënte më asnjë gabim pasi shënoi edhe 2 gola ndaj Suedisë në finalen që Brazili e fitoi 5-2.
Me kthimin në Brazil, Pelé ndihmoi Santos të fitonte kampionatin duke pasur përballë Sao Paulos dhe në 1958 ai e përfundoi sezonin si golashënuesi më i mirë. Në vitin 1962, pati një fitore të famshme kundër kampionëve evropianë të Benfica. Hat-triku i Pele në Lisbonë fundosi skuadrën portugeze dhe fitoi respektin e portierit të tyre Costa Pereira.
“Erdha duke shpresuar të ndaloj një njeri të madh. Por po largohem i bindur se isha zhbërë nga dikush që nuk kishte lindur në të njëjtin planet si ne të tjerët” – tha ai pas ndeshjes
Thesar kombëtar
Sidoqoftë, do të kishte zhgënjim për të në Kupën e Botës 1962, kur një dëmtim në një nga ndeshjet e para e la Pele jashtë fushës për pjesën tjetër të turneut. Kjo nuk e ndaloi nxitimin e klubeve të pasura, duke përfshirë Manchester United dhe Real Madrid të përpiqeshin për të nënshkruar me njeriun që tashmë shpallej si futbollisti më i madh në botë. E alarmuar nga mendimi që ylli i tyre të shkonte jashtë shtetit, qeveria braziliane e shpalli atë një “thesar kombëtar” për të parandaluar transferimin e tij.
Pele
Kupa e Botës 1966 ishte një zhgënjim i madh për Pelen dhe Brazilin. Pele u bë objektiv i kundërshtarëve dhe pësoi shumë faulle. Veçanërisht në ndeshjet kundër Portugalisë dhe Bullgarisë. Brazili nuk arriti të përparonte përtej raundit të parë dhe lëndimet e Pele nga goditjet që ai kishte marrë bënë që ai të mos jepte më të mirën e tij. Në shtëpi, Santos ishte në rënie dhe Pele filloi të jepte më pak kontribut për skuadrën e tij.
Skuadra më e madhe
Në vitin 1969, Pele po u afrohej të 30-ave dhe nuk dëshironte të angazhohej më për të luajtur për Brazilin në Kupën e Botës 1970 në Meksikë. Atij iu desh gjithashtu të vuante një hetim nga diktatura ushtarake e vendit të tij që dyshonte për simpatitë e tij për të majtën. Në fund, ai shënoi 4 gola në atë që do të ishte paraqitja e tij e fundit në një Kupë Bote, si pjesë e një skuadre braziliane që konsiderohet si ekipi më i madh në histori. Momenti më i famshëm erdhi në ndeshjen në grup kundër Anglisë. Goditja e tij me kokë dukej e destinuar për në rrjetë, por Gordon Banks bëri atë që njihet si “shpëtimi i shekullit”.
Gordon Banks in 1970 World Cup
Pavarësisht kësaj, fitorja 4-1 e Brazilit ndaj Italisë në finale u siguroi atyre trofeun e Kupës së Botës. Duke e fituar atë 3 herë, Pele vendoste një rekord. Ndeshja e tij e fundit për Brazilin ndodhi më 18 korrik 1971 kundër Jugosllavisë në Rio. Në 1974 ai u tërhoq nga futbolli i klubeve braziliane. Dy vjet më vonë ai nënshkroi për New York Cosmos. Vetëm emri i tij e ngriti dukshëm profilin e futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ambasador
Në vitin 1977, klubi i vjetër i Peles, Santos, u përball me Cosmos në një ndeshje miqësore për nder të tërheqjes së tij. Ai luajti nga një pjesë me secilën skuadër. Tashmë një nga sportistët më të paguar në botë, Pele vazhdoi të ishte një makinë e fitimit të parave edhe pas daljes në pension.
Ai u mor me aktrim, duke u shfaqur së bashku me Sylvester Stallone dhe Michael Caine në filmin e vitit 1981, “Escape to Victory”. Ai kishte një sërë marrëveshjesh sponsorizimi. Emri i tij ka ende një jehonë të madhe në mbarë botën. Në vitin 1992, ai u emërua ambasador i OKB-së për ekologjinë dhe mjedisin. Më pas u bë ambasador i vullnetit të mirë të UNESCO-s. 5 vjet më vonë, ai u bë një Komandant Nderi i Kalorësit të Perandorisë Britanike në një ceremoni në Pallatin Buckingham.
Pasi u emërua Ministër i Sportit nga Presidenti brazilian Fernando Henrique Cardoso në 1995, Pele mori një rol udhëheqës në përpjekjet për t’i dhënë fund korrupsionit në futbollin brazilian. Ligji i Pele i miratuar në 1998 u vlerësua për modernizimin e qeverisjes së sportit në vend.
Pele in Escape to Victory
Por ai u largua nga roli i tij në Unesco pasi u akuzua për praktika korruptive, megjithëse nuk u gjet asnjë provë. Ai luajti një rol të madh në ofertën e suksesshme të Rio de Zhaneiros për Lojërat Olimpike 2016. Në vitin 2005, ai mori një çmim për arritje të jetës në aktivitetin e BBC-së për “Personalitetin Sportiv të Vitit”.
Jeta private
Pele u martua me Rosemeri dos Reis Cholbi në vitin 1966 dhe çifti kishte dy vajza dhe një djalë. Ata u divorcuan në vitin 1982, pasi Pele u lidh me modelen dhe yllin e filmave, Xuxa. Ai u martua për herë të dytë me këngëtaren Assiria Lemos Seixas. Çifti pati binjakë, por më vonë u ndanë. Në vitin 2016, ai u martua me Marcia Cibele Aoki, një biznesmene japoneze-braziliane, të cilën e takoi për herë të parë në vitin 1980. Ka pretendime se ai ka pasur edhe fëmijë të tjerë që kishin lindur si rezultat i lidhjeve jashtëmartesore, por ylli i futbollit refozoi me vendosmëri t’i pranonte ata.
Vitet e fundit, ai ishte i shqetësuar shpesh nga problemet shëndetësore. Në shtator 2021, atij iu hoq një tumor nga zorra e trashë dhe kishte kryer kimioterapi për më shumë se 1 vit para vdekjes së tij. Por ai i trajtoi sfidat shëndetësore me humorin tipik. Në një postim në Instagram përpara se të hynte në spital për herë të fundit në nëntor 2022, ai bëri shaka se po kontrollohej për “vizitën e tij mujore”. Ai falënderoi gjithashtu organizatorët në Kupën e Botës në Katar pasi një ndërtesë u ndriçua me fjalët: “Shërohu shpejt, Pele”.
Markë globale
Emri i Peles njihet menjëherë edhe nga ata që nuk kanë asnjë interes apo njohuri për futbollin. Një herë ai madje bëri shaka se kishte vetëm 3 marka të vërteta ndërkombëtare: Jesus, Coca Cola dhe Pele. Ai ishte një nga ato figura të rralla që e kapërceu sportin e tij për t’u bërë i njohur në mbarë botën. Në vitet e fundit ai luftoi për të kapërcyer efektet e një operacioni në kofshë. U shfaq shpesh në një karrige me rrota dhe në pamundësi për të ecur.
Por në kulmin e tij, ai u solli kënaqësi miliona njerëzve. Talenti i tij i lindur bëri që ai të fitonte respektin e bashkëlojtarëve dhe kundërshtarëve. Sulmuesi i madh hungarez Ferenc Puskas nuk pranoi as ta klasifikonte Pelen thjesht një lojtar. “Pele është më shumë se kaq” – tha ai.
Por ishte Nelson Mandela ai që ndoshta përmblodhi më së miri atë që e bëri Pelen një yll. “Të shikoje atë duke luajtur ishte si të shikoje kënaqësinë e një fëmije të kombinuar me hirin e jashtëzakonshëm të një burri”./ Lapsi.al, BBC.