• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Braziliani Silvinjo, trajneri i kombëtares së Shqipërisë

02/01/2023
Braziliani Silvinjo, trajneri i kombëtares së Shqipërisë

Me fillimin e vitit të ri 2023 Shqipëria njeh tashmë zyrtarisht edhe trajnerin e ri të saj, pasuesin e Edoardo Rejas, ai do të jetë braziliani Silvinjo.

Burime pranë FSHF konfirmojnë se tashmë gjithçka ka përfunduar zyrtarisht dhe braziliani do të mbërrijë në ditët në vazhdim në kryeqytet për t’u prezantuar në fillim të javës së ardhshme. 48-vjeçari Silvinjo do të drejtojë skuadrën kuqezi me objektivin e kualifikimit të saj për në Europianin e vitit 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.

Në këtë formë trajneri Edoardo Reja mbyll pas 3 vitesh e gjysmë aventurën e tij në krye të pankinës së Kombëtares shqiptare, duke mos mundur të arrijë objektivat e elimintoreve të fundit dhe Ligës së Kombeve, rezultate që duke i shtuar edhe moshën e tij relativisht të avancuar, nuk i ka bindur drejtuesit e FSHF-së, për të tentuar një rinovim tjetër.

Pas një serie të trajnerëve italianë, duke filluar nga Dosena, De Biasi, Panuci dhe Edoardo Reja, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë tentuar të ndryshojnë kah dhe të zgjedhin një trajner në pamje të parë ofensiv, kjo lidhur edhe me prejardhjen e tij braziliane.

Nga viti 2002, kur Kombëtarja kuqezi drejtohej nga Sulejman Demollari, humbja e tij ndaj Andorrës, solli fillimin e epokës së trajnerëve të huaj, të cilët kulmuan me suksesin e Gianni de Biasit, i cili arriti të kualifikojë kuqezinjtë në finalet e Euro2016-s në Francë.

Silvinjo, vjen me një CV të pasur si lojtar dhe trajner, ka një eksperiencë të pasur si zv.trajner menjëherë pas lënies së futbollit dhe më pas trajner. Gjithҫka nis në 2011 kur merr pozicionin e zv.trajnerit te Cruzeiro, për të kaluar më pas te Sport Recife, Nautico, Corinthias, Inter, zv.trajner i Brazilit për tre vite përpara se të merrte drejtimin e Olimpik Lionit në Francë dhe më pas Korinthiasit në kampionatin brazilian.

Në karrierën e tij të pasur si lojtar, Silvinjo është aktivizuar te Corinthias, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona dhe Manchester City, ku mbylli karrierën e tij futbollistike. Sylvio Mendes Campos, i njohur për publikun si Silvinjo, ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin Pablo Javier Zabaleta Girod dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior.

Related Posts

“I lumtur që jam te Barcelona”, Adeyemi: Jap maksimumin, pres shumë nga vetja
Sport

“I lumtur që jam te Barcelona”, Adeyemi: Jap maksimumin, pres shumë nga vetja

23/07/2026
Ish-fituesi, Figo: Yamal dhe Messi nuk janë favoritë për “Topin e Artë”
Sport

Ish-fituesi, Figo: Yamal dhe Messi nuk janë favoritë për “Topin e Artë”

23/07/2026
Deschamp e kritikoi për ndeshjen Spanjë-Francë, arbitri thyen më në fund heshtjen: Fjalët e tij nuk më ndikojnë fare
Sport

Deschamp e kritikoi për ndeshjen Spanjë-Francë, arbitri thyen më në fund heshtjen: Fjalët e tij nuk më ndikojnë fare

23/07/2026
VIDEO/ Barazim thriller i Al Ittihad, Mitaj realizon gol në shtesë
Sport

Vetëm një pengesë për Mario Mitajn, klubi i Seria A shfaq interes ndaj mbrojtësit të Kombëtares

23/07/2026
Zyrtare/ Barcelona prezanton afrimin e ri, Karim Adeyemi vishet “blaugrana”
Sport

Zyrtare/ Barcelona prezanton afrimin e ri, Karim Adeyemi vishet “blaugrana”

23/07/2026
Komiteti Ekzekutiv miraton rregullin për aktivizimin e detyrueshëm të lojtarëve të rinj në kampionatet kombëtare – Balkanweb.com – News24
Sport

Komiteti Ekzekutiv miraton rregullin për aktivizimin e detyrueshëm të lojtarëve të rinj në kampionatet kombëtare – Balkanweb.com – News24

23/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“I lumtur që jam te Barcelona”, Adeyemi: Jap maksimumin, pres shumë nga vetja

“I lumtur që jam te Barcelona”, Adeyemi: Jap maksimumin, pres shumë nga vetja

23/07/2026
Ish-fituesi, Figo: Yamal dhe Messi nuk janë favoritë për “Topin e Artë”

Ish-fituesi, Figo: Yamal dhe Messi nuk janë favoritë për “Topin e Artë”

23/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al