• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfimi i emigrantit shqiptar: Si ushtarët grekë më sulën qenin të më coptonte, isha vetëm 17 vjeç

05/01/2023
Rrëfimi i emigrantit shqiptar: Si ushtarët grekë më sulën qenin të më coptonte, isha vetëm 17 vjeç

Në “Shqip” me Rudina Xhungën, i ftuar ka qenë një emigrant shqiptar, Maksim Shaholli, i cili ka treguar historinë e tij të veçantë. Një histori, e cila nis dhimbshëm si e shumë djemëve të rinj shqiptarë, që lanë vendin, ca nga mali e ca me gomone e varka drejt “kepit të shpresës për një jetë më të mirë”. Maksimi rrëfen vuajtjet e tij, të cilat janë historitë e çdo familjeje shqiptare që ka provuar emigrimin.

“Në 91-shin kemi tentuar të ikim me fuçi. Fuçitë ku ishim ne, mos qoftë as dreqi. Nuk kishim dijeni se çfarë po bënim. Drejtohemi drejt Italisë me fuçi. Ne mendonim se deti Adriatik ishte si kur laheshin ne të vegjël. Pas 3 ditësh ishim shumë afër brigjeve italaine, por nuk arritëm se na mori një motovedetë, na çuan tek Guardia di Finanza dhe na kthejnë në Durrës. Nga Durrësi me autobus për në shtëpitë tona. Lëkura ime ndërroi 6 herë brenda javës. Xhinset që kisha veshur u shkërrmoqën komplet nga kripa e detit.

Nuk ia uroj asnjërit të marrë një iniciativë të tillë, sepse ne ishim në një moshë që nuk e denim se çfarë bënim. Ne kujtonim se të kaloje Adriatikun ishte një gjë që zgjaste 30 minuta.

Halli të detyron të bësh gjithçka”, tha Maksim Shaholli në Shqip.

Tmerri që përjetova 17 vjeç në Greqi. Si ushtarët grekë më sulën pastorin gjerman të më coptonte

Maksimi rrëfen vuajtjet e tij të tmerrshme kur emigroi fillimisht në Greqi, vetëm 17 vjeç e ku tregon trajtimin makabër nga ushtria greke, e cila përndiqte emigrantët ilegalë. Në një episod të tmerrshëm maksimi, rrëfen sesi ushtarët grek e lanë që ta kafshonte një pastor gjerman. Ata ia arritën qëllimit, sepse ai nuk donte të kthehej më kurrë në Greqi.

“Në Greqi ndenja 7 muaj në një fshat të vogël. Dhuna ishte e tepërt, presioni psikologjik ishte në maksimum. Reparte ushtarake në çdo cep, ose kishe civilë ose policinë që na gjëmonin sikur çfarë po bënim. Ishim ilegalë po jo për fajin tonë, ishim në kërkim të punës dhe asgjë tjetër. Unë vij nga një familje e madhe me 8 fëmijë.

Nuk kam shtëpi në Levan, kemi marrë një hyrje në Fier.

Bashkëshorten time e njoha në Londër në vitin 2002.

Unë pasi lashë Greqinë, i them babait që aty nuk kthehem më. Nuk ishte mjedis për mua, unë jam njeri i paqes, i qetë dhe shumë punëtor, si prindërit e mi.

Më çuan në repart ushtarak në Kastoria pa u futur në qytet dhe më thonë në mënyrë krejt brutale, se isha vetëm, merr fshesën dhe lopatën dhe ik pastro tek ai cepi aty. Ishte një qen pastor gjerman i lidhur me zinxhir, mirëpo unë nuk e pashë. Dhe më vjen nga mbrapa qeni dhe më kafshon tek pulpa e këmbës. Unë isha vetëm 17 vjeç, imagjino. Aq kam vajzën time sot. Për fat të mirë, ngaqë ishte shumë ftohtë, më ka paralizuar për dy javë.

Poshtë pantallonave të mia kadife të zeza i mbaj mend si sot, do ta mbaj mend tërë jetën kisha një palë tuta për t’u ruajtur nga i ftohti. Dhe befasisht më vjen pastori gjerman dhe më kafshon tek pulpa, më kthejnë në Fier. I them babait sikur të vdes atje nuk kthehem më. Ne nuk kishim problem me grekët që jetonin atje, se kishte dhe shumë shqiptarë. Ishte sidomos ushtria që sillej në mënyrë të imagjinueshme ndaj nesh”, rrëfeu Maksimi

Related Posts

E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, qeni pitbull kafshon për vdekje fëmijën 2-vjeçar të emigrantit shqiptar në Greqi (VIDEO)
Kryesore

E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, qeni pitbull kafshon për vdekje fëmijën 2-vjeçar të emigrantit shqiptar në Greqi (VIDEO)

07/12/2025
Tonelatat me plehra, Kroacia shqyrton mundësinë e padisë ndaj Shqipërisë
Kryesore

Tonelatat me plehra, Kroacia shqyrton mundësinë e padisë ndaj Shqipërisë

07/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Sherri për parakalimin me makinë, plagoset me armë 37-vjeçari

07/12/2025
Partizani fiton derbin me Tiranën, bardheblutë “zhyten” në fund të tabelës
Kryesore

Partizani fiton derbin me Tiranën, bardheblutë “zhyten” në fund të tabelës

07/12/2025
Në kërkim për dëshmi të rreme dhe futje të sendeve të palejuara në burg, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari
Kryesore

Në kërkim për dëshmi të rreme dhe futje të sendeve të palejuara në burg, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari

07/12/2025
Aksidentohet furgoni i FNSH, dy policë të plagosur
Kryesore

Aksidentohet furgoni i FNSH, dy policë të plagosur

07/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, dy gola ndaj Juves

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, dy gola ndaj Juves

07/12/2025
Kush është drejtuesi më i rrezikshëm i makinës? Studimi zbulon grupmoshën më të pasigurt në timon

Kush është drejtuesi më i rrezikshëm i makinës? Studimi zbulon grupmoshën më të pasigurt në timon

07/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al