• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dita e Ujit të Bekuar, ja kush e kapi kryqin në qytetet e Shqipërisë (FOTO)

07/01/2023
Dita e Ujit të Bekuar, ja kush e kapi kryqin në qytetet e Shqipërisë (FOTO)

Dita e Ujit të Bekuar që simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit është kremtuar në jug të vendit nga besimtarët ortodoksë. Të rinjtë janë futur në ujërat e lumenjve apo në det për të kapur kryqin fatsjellës.

Në Sarandë, besimtarët ishin në meshën në Kishë e Shën Harallambit dhe më pas iu drejtuan shëtitores ndërsa u hodh kryqi në bregdet. Sipas zakonit, të rinjtë sfiduan të ftohtin dhe u hodhën në ujë, me qëllim kapjen e kryqit. 22 vjeçari Andrea Baruta ishte i riu që arrit të kapte kryqin në ujë. “Shëndet dhe vit të mbarë të kemi të gjithë”, tha i riu.

Në Berat, ishin 7 të rinj që u hodhën në ujërat e akullta të Osumit. Kryqi u kap nga 22-vjeçari Vasil Tapia, i cili uroi besimtarët. I riu Vasil Tapija shprehet se është viti i katërt që hidhet në lum për kryqin dhe hera e parë që e kap. Ai shprehet se ndihet i lumtur dhe uron të gjithë besimtarët në këtë ditë të bekuar.

Në Durrës, ceremonia u zhvillua në portin detar në kalatën nr.4. Disa të rinj u hodhën në ujë, por kryqin e kapi 16-vjeçari Vasil Aleksi.

“Më ndihmoi Zoti të kapja kryqin. Ja dedikoj xhaxhait tim që është larguar nga kjo jetë. Uroj një vit sa më të mbarë”, tha i riu.

Disa besimtarë ortodokse në Përmet i janë bashkuar ceremonisë së mbajtur në brigjet e lumit Vjosa nga at Ilia Tyto. Ishte 18-vjeçari Ari Koxhaku, i cili arriti të kapte kryqin që u hodh në lumë.

Edhe në qytetin e Fierit është festuar dita e ujit të bekuar. Besimtarët i janë drejtuar shatërvanit në sheshin Europa, sic do vit u ndoq hedhja e kryqit në ujë që u nxorr nga 15-vjecari Anghelo Davidi.

Në Vlorë katër te rinj jane hedhur në det për të sfiduar veten dhe temperaturat e ulta për gjetjen e kryqit të shenjtë. Athanas Davidhi, 19 vjec ka qenë personi i cili ka arritur të kapë kryqin në ujërat e ftohta të detit. Ai uroi të gjithë besimtarët që festojnë këtë ditë të shenjtë. Nuk ka munguar urimi edhe nga prifti i kishës së “Shën Theodorit” në Vlorë. At Konstandin Prifti uka bërë thirrje besimtarve për të qënë më të shumtë në numër në ceremoni të tilla.

Edhe në Gjirokastër është hedhur kryqi në ditën e ujit të bekuar. Rituali është kryer në ujërat e lumit Drino, ku i riu Enea Kondo u fut për të kapur kryqin.

Në Lushnje, tre djem u hodhën në ujë për të kapur kryqin e bekuar. Për të katërtin vit radhazi, ishte Ornel Bushi që e kapi në ujërat e lumit Seman.

Në Korçë, Elvis Rakipi është i riu që kapi kryqin dhe që konsiderohet me fat që do të mbajë simbolin e shenjtë të krishtërimit.

Edhe në Pogradec, kryqi u hodh në Liqenin e Ohrit dhe u kap nga i riu Niko Nikolla. Gjatë ceremonisë të pranishëm ishin qindra qytetarë dhe autoritete të larta vendore.

Çfarë është dita e Ujit të Bekuar?

Ne moshën 30 vjeçare, Krishti, Biri dhe Fjala e Perëndisë, u shfaq mbi ujërat e lumit Jordan, që të pagëzohet nga Joani Pararendësi dhe Pagëzor. Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, qiejtë u hapën, dhe një zë nga qielli tha: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur” shkruhet në ungjill. Dhe këtu e ka zanafillën besimi se uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit ndaj dhe çdo datë 6 janar besimtarët ortodokse bëhen pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar. Në këtë ditë të shenjtë, uji bëhet ikona e hirit të padukshëm të Perëndisë, që me anë të ujit dhe të Shpirtit i rilind, i pastron, i shenjtëron dhe i ndriçon njerëzit besimtarë në Krishtin.

Për besimtarët e krishterë, dita e 6 Janarit simbolizon jo vetëm ditën e pagëzimit të Jezu Krishtit, por edhe pastrimin e të gjitha ujërave të ndotur në mbarë botën, duke lajmëruar faljen e mëkateve dhe mëshirën e Perëndisë. Pas ceremonisë, besimtarët e krishterë i drejtohen Kishës për të mbushur bidona me ujë të bekuar, të cilin e marrin në shtëpi dhe e mbajnë për gjithë vitin, pasi ky ujë për ta shërben për të shëruar shpirtrat dhe trupin dhe pihet sa herë që ata janë të sëmurë.Në përditësim…

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al