• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çmenduri, nëna e re hedh foshnjën në lumë: Nuk e mbaja dot!

07/01/2023
Çmenduri, nëna e re hedh foshnjën në lumë: Nuk e mbaja dot!

Orjana Gremi ka pranuar në komisariatin e Policisë së Shkodrës se ka hedhur në lumin Kir të birin e lindur më 30 dhjetor 2022.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se 32-vjeçarja ka pranuar përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë duke thënë se nuk ka pasur mundësi ta mbante foshnjën.

Gremi banonte në fshatin Myselim në njësinë administrative Postribë tek dajat.

Ajo nuk ishte e martuar dhe nuk dihet identiteti i babait.

Orjana Gremi mësohet se nuk ka shprehur pendesë për aktin e rëndë të kryer.

Foshnja erdhi në jetë në datën 30 dhjetor 2022, ndërsa Orjana Gremi doli nga materniteti në datën 4 janar 2023. Foshnjës nuk i është regjistruar atësia.

Planin e saj për t’i marrë jetën fëmijës ia kishte rrëfyer edhe një personi tjetër, duke i thënë “se do e hidhte në lumë fëmijën, sepse nuk kishte ku ta linte”. Ky person, që 32-vjeçarja ia ka rrëfyer planin (ende i paidentifikuar), ka njoftuar policinë.

Menjëherë pas kësaj telefonate, uniformat blu kanë nisur kërkimet, por për fat të keq nuk arritën që ta parandalonin si ngjarje. Pas kërkimeve të kryera gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, u gjet i pajetë në lumë trupi i foshnjës.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten të paqarta, teksa ndaj të resë rëndon për veprën penale “vrasja me dashje”.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al