“Nëse nuk është bos, të mos më afrohet.” Kjo ishte deklarata e modeles Antonela Berisha, e cila trazoi rrjetin disa kohë më parë. Dhe me sa duket, ajo flet me fakte. Së fundmi, Antonela deklaroi se i dashuri i ka dhuruar një apartament që kushton 300 mijë euro. “Një dublex (apartament), i cili ka kushtuar 300 mijë euro”, tha ajo. Ky pohim sigurisht ka shkaktuar shumë reagime në skenë, teksa aktori Olsi Bylyku pyet: “Ku i gjeni këta moj?”