• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Me hundë, dhëmbë e gisht të thyer, 39-vjeçari mbërrin në spitalin e Sarandës (VIDEO)

20/01/2023
E rëndë në Sarandë/ E moshuara bie nga ballkoni, humb jetën (Emri)

Një person i dëmtuar rende është paraqitur mbrëmjen e 18 janarit në Spitalin e Sarandës. Mësohet se personi i plagosur ka pasur dëmtime të renda në fytyre e trup, thyerje të hundës, thyerje të dhëmbit, thyerje të njërit gisht. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Gentian Omeri, 39 vjeç nga fshati Verve, në Bashkinë Konispol. Mësohet se ai është rrëmbyër nga 3 vëllezër me emrat Pjeter Ndoj, Astrit Ndoj dhe Alfred Ndoj si dhe nga dy djemtë e Astrit Ndojit, Aleksander Ndoj dhe Anton Ndoj. Këta persona janë kanë rënë në pranga të gjithë përveç Alfred Ndojit, i cili ka mundur që të arratiset në drejtim të paditur.

Shkaku i rrëmbimit të 39-vjeçarit Omeri është bërë për motive të dobta, pasi më datë 19 këta persona kanë përplasur me dashje mjetin që drejtonte Omeri. Më pas e kanë dhunuar atë dhe e kanë lidhur brenda në makinë duke e mbajtur për disa orë dhe më vonë e kanë lënë të dhunuar në rrugë. I dhunuari është dërguar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore pasi ka pasur dëmtime të rënda në fytyrë e trup, thyerje të hundës, thyerje të dhëmbit, thyerje të njërit gisht.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pengmarrja”, për zbardhjen e një ngjarjeje kriminale në fushën e krimeve kundër personit. Operacioni u zhvillua nga Forca Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe FNSH, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës. Rrëmbyen një shtetas, e mbajtën me forcë në automjetin e tyre, e plagosën rëndë atë, me sende të forta dhe e lanë pa ndjenja, në rrugë, Policia identifikon dhe vë në pranga, brenda pak orësh, 4 autorët e dyshuar, njëri prej tyre me precedent kriminal. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Më datë 19.01.2023, rreth orës 01:00, salla operative Sarandë ka marrë njoftim se disa shtetas po ndiqnin me automjet shtetasin G. O. dhe po i rrezikohej jeta prej tyre. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë reaguar me shpejtësi, duke shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar në rrugën e fshatit Xarrë, shtetasin G. O., të plagosur rëndë fizikisht, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës, ku ndodhet aktualisht, nën kujdesin e mjekëve. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale nga shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pengmarrja”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, brenda pak orësh është bërë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar të saj.

Në vijim të veprimeve dhe ndjekjes të pandërprerë nga shërbimet e Policisë, rreth orës 04:00, u bë lokalizimi në fshatin Shëndelli dhe prangosja e 4 autorëve të dyshuar, konkretisht e shtetasve: P. N., 30 vjeç (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve), A. N., 21 vjeç, A. N., 44 vjeç dhe A. N., 21 vjeç (të afërm të njëri-tjetrit), të gjithë banues në fshatin Shëndelli, Sarandë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim shtetasit A. N., 39 vjeç, banues në Shëndelli, Sarandë. Vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë përplasur me dashje automjetin që drejtonte shtetasi G. O., të cilin e kanë plagosur duke e goditur me sende të forta, e më pas e kanë futur në automjetin e tyre, duke e mbajtur aty me forcë, dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja, në rrugë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin nga të arrestuarit dhe 7 aparate celulare. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E merituam fitoren (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Fermin përmbys Atletico Madrid, Barça shkëputet në La Liga, Flick i gëzohet vetëm pikëve: E merituam fitoren (VIDEO)

09/11/2026
Nuk e jap dorëheqjen (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Nuk e jap dorëheqjen (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al