Një 15- vjeçar ka gjetur vdekej në mënyrë tragjike pasi u përplas nga treni në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme jo shumë larg stacionit Chiari në provincën e Breshias. I mituri po tentonte të kalonte shinat në momentin kur është përplasur nga treni. Sipas medieve italiane, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur karabinierët e stacionit Castrezzato dhe ata të Radiomobiles së Chiarit, policia rrugore dhe Polferi, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike.