• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ina Zhupa akuza Gurmës: Kryetari i Sarandës shkon në zyrë me makinë llogaritëse, bën llogaritë në ndarjen e parave

24/01/2023
Uji i Syrit të Kaltër/ Grekët fusin “sherr” në PD, Dine-Zhupës: I hidhni hi syve njerëzve, ejani në Sarandë e mos bëni fresk nga lokalet e Bllokut

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është shprehur në një intervistë për Panorama TV se PD do të fitojë shumicën e bashkive të vendit më 14 maj. Zhupa tha se bashkitë e vendit janë kthyer në pashallëqe, qe sipas saj nuk i shërbejnë qytetarëve.

Ajo shtoi se PD ka nisur punën për hartimin e programit, dhe ka përzgjedhur kandidatë dinjitozë, që do të arrijnë të bindin qytetarët për t’i votuar.

“Do bëjmë turin e dëgjimeve. Ne shkojmë me alternativë, program dhe kandidatë të besuar. Nëse ne humbim apo fitojmë besimin e qytetarëve, vetëm kjo na intereson. Ne jemi çdo ditë në kontakt me qytetarët. Mjafton të shihni në mediat sociale, sepse mediat nuk na japin hapsirë që ne të nisim kronikat e gatshme. Ne hyjmë në zgjedhje në 61 bashki që janë kthyer në pashallëqe. Në Bashkinë e Sarandës që unë mbuloj, kryetari njihet në zyrë si personi që shkon në zyrë me makinë llogaritëse. Sepse bën llogari, “sa përqind do ti, po”, në ndarjen e parave të qytetarëve me miqtë e tij. Ne nuk mund të qëndrojmë dot me këtë që meqë nuk duan ata, do të na votojnë neve. Është shumë e rëndësishme ndërtimi i alternativës, i kandidatëve që rrezatojnë besim, i programit që është realist.

Që tregon për detaje të jetës së qytetit. Ne kemi nisur 6 muaj përpara që të ndërtojmë alternativën. Ne nuk futemi në betejë për të humbur. Në publik unë nuk vë baste me numra sesa bashki do të fitojmë. Sot disa prej kandidatëve janë fitues, sepse i tregojnë sondazhet. Mund të tregoj unë unë nga Këlliçi në Tiranë, te Boçi në Elbasan, e të tjerë me radhë. Nuk ke çfarë të mire t’ju gjesh atyre që po qeverisin tani në bashkitë e vendit. Bashkia e Tiranës është e sigurt që do të fitohet nga Belind Këlliçi. Më 15 maj Këlliçi do të jetë kryetar i ri i Bashkisë së Tiranës. PD është vetëm një. Demokratët janë të bashkuar në bazë. Nuk ka demokrat që të votojë Veliajn dhe të shajë Këlliçin. Erion Veliajt i ka mbaruar koha. Po kërkon një mandate të tretë për veten.

Këlliçi po futet në garë për të fituar, jo për vete, por për qytetarët e Tiranës. Ne duam të fitojmë shumicën e Bashkive të vendit. Garantojmë demokratët dhe qytetarët shqiptarë që vota e tyre nuk do të preket. Do të bëjmë gjithçka për ta ruajtur gjithë procesin. Ekziston një sistem i jashtëligjshëm nga këta, që e quajnë patronazhim. Ne do të jemi vigjilent që vota të mos tjetërsohet. Ndërgjegjësimi qytetar është më i lartë. Ne kemi aleat qytetarët në këtë betejë”, është shprehur Zhupa.

Related Posts

Vetëtima shkakton zjarr në Gjirokastër
Kryesore

E rëndë në Përmet, 68-vjeçari humb jetën pasi goditet nga rrufeja në mal

28/06/2026
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Kryesore

Tërmet në Berat!

28/06/2026
Bëri sherr me shefen e Burimeve Njerëzore, përjashtohet nga nga Policia e Shtetit ish-drejtori Gentian Berberi
Kryesore

Bëri sherr me shefen e Burimeve Njerëzore, përjashtohet nga nga Policia e Shtetit ish-drejtori Gentian Berberi

28/06/2026
Shpëtohet çifti i bllokuar në Kanionin e Gjipesë, njëri prej turistëve thyen këmbën
Kryesore

Shpëtohet çifti i bllokuar në Kanionin e Gjipesë, njëri prej turistëve thyen këmbën

28/06/2026
Thirrje ekstremiste në protestë: Rama do varur në litar, jo në burg se e mbajmë me taksa
Kryesore

Thirrje ekstremiste në protestë: Rama do varur në litar, jo në burg se e mbajmë me taksa

27/06/2026
Bënja, Rama reagon sërish: Algoritmi i urrejtjes tentoi të krijonte një vatër të re nxitjeje
Kryesore

Bënja, Rama reagon sërish: Algoritmi i urrejtjes tentoi të krijonte një vatër të re nxitjeje

27/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vetëtima shkakton zjarr në Gjirokastër

E rëndë në Përmet, 68-vjeçari humb jetën pasi goditet nga rrufeja në mal

28/06/2026
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Tërmet në Berat!

28/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al