• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Raporti i TI: Shqipëria ndër vendet më të korruptuara në Europë

01/02/2023
Raporti i TI: Shqipëria ndër vendet më të korruptuara në Europë

Shqipëria ka shënuar një përmirësim të lehtë në indeksin e korrupsionit për vitin 2022, sipas raportit të fundit të Transparency International, që mat perceptimin e korrupsionit në të gjithë botën, megjithatë ky përmirësim I lehtë nuk ka marrë vlerësim nga raporti.

Vendi kishte një tregues prej prej 36 pikësh, me rritje prej një pikë, nga 100 pikë që është vlerësimi maksimal (sa më shumë pikë aq më pak I korruptuar është një vend).

Pavarësisht përmirësimit të lehtë, raporti thekson se Shqipëria ka qëndruar në vend në raportin e indeksit të perceptimit të korrupsionit, duke e vënë theksin në përkeqësimin e lirisë së medias. “Progresi i këtij regjimi hibrid në fusha si verifikimi gjyqësor dhe forcimi i Strukturës së Specializuar Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është lënë në hije nga dobësimi i pavarësisë së medias dhe mungesa e mundësive për angazhim kuptimplotë në vendimmarrje nga shoqëria civile. Vazhdojnë fushatat shpifëse dhe frikësimi kundër gazetarëve dhe, nëse miratohen, ndryshimet në ligjin për lirinë e informimit do të ngushtojnë më tej mundësitë për mbikëqyrje të pavarur të institucioneve publike, duke u ofruar institucioneve baza ligjore për refuzimin e ndarjes së informacionit”, thuhet në raport.

Në renditjen globale Shqipëria është në vendin e 101, në të njëjtin pozicion me Serbinë, e cila ka shënuar përkeqësim këtë vit. Shteti më i korruptuar në Europë është Bosnjë Hercegovina, me një tregues prej 34, që e ka pozicionuar në vendin e 110.

Sipas renditjes, Shqipëria, Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, së bashku me Turqinë (101) janë më të korruptuarat në Europë (pa përfshirë vendet e ish Bashkimit Sovjetik).

Maqedonia e Veriut ka shënuar përmirësim, duke u ngjitur në vendin e 85 (40 pikë). Kosova, është në vendin e 84, me 41 pikë. Shteti më pak i korruptuar në rajon është Mali I Zi, me 45 pikë, në vendin e 65.

Në botë, rekordin për nivelin më të ulët të korrupsionit e ka marrë Danimarka, duke zhvendosur Finlandë dhe Zelandën e Re. Lista e më pak të korruptuarave në botë vijon me Zelandën e re, Norvegjinë, Singaporin, Suedinë, Zvicrën, Holandën, Gjermaninë.

Në kahun e kundërt, më të korruptuarat janë Somalia dhe Siria. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022 (CPI) tregon se shumica e vendeve po dështojnë të ndalojnë korrupsionin.

CPI rendit 180 vende dhe territore në mbarë botën sipas niveleve të perceptuara të korrupsionit në sektorin publik, duke shënuar në një shkallë nga 0 (shumë e korruptuar) deri në 100 (shumë e pastër).

Mesatarja globale mbetet e pandryshuar për më shumë se një dekadë në vetëm 43 nga 100. Më shumë se dy të tretat e vendeve shënojnë nën 50, ndërsa 26 vende kanë rënë në pikët e tyre më të ulëta deri më tani. Megjithë përpjekjet e bashkërenduara dhe përmirësimet, 155 vende nuk kanë bërë asnjë përparim të rëndësishëm kundër korrupsionit ose kanë rënë që nga viti 2012./monitor

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al