Një 38-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke pasi akuzohet për vjedhjen e disa automjeteve. Ai u arrestua pasditen e kaluar, pasi u pikas teksa monitoronte zonën jashtë stadiumit të futbollit të ekipit të AEK-ut në Athinë, për të kryer një tjetër vjedhje. Fillimisht shqiptari ka kundërshtuar forcat e policisë. Ai dyshohet se së bashku me një person tjetër hapnin makinat duke përdorur sende të mprehta dhe më pas hiqnin pajisjet elektronike dhe i vidhnin për t’i shitur. Shqiptari dyshohet të jetë përfshirë të paktën në 7 raste vjedhjesh.









