• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqiptarët në shënjestër, Britania nis të hënën operacioni i ri për largimin e tyre të menjëhershëm

03/02/2023
Shqiptarët në shënjestër, Britania nis të hënën operacioni i ri për largimin e tyre të menjëhershëm

Ministria e Brendshme ka urdhëruar njësitë e azilit që të punojnë vetëm me kërkesat e shqiptarëve në një përpjekje për të përshpejtuar dëbimin e tyre, duke detyruar kombësitë e tjera të vuajnë pritje më të gjata.

Burimet thonë operacioni i koduar “Bridora”,i cili nis të hënën, synon të shpallë sa më shumë aplikime nga shqiptarët “qartësisht të pabaza” dhe të largojë njerëzit nga Britania e Madhe pas një rritjeje të numrit të tyre, që mbërrijnë me varka të vogla.

Ka shqetësime se do të vonohen vendimet për mijëra afganë, iranianë, sirianë dhe azilkërkues nga të gjitha vendet e tjera, shumica prej të cilëve presin vite për të zbuluar nëse do t’u jepet mbrojtje.

“Është diskriminim,” i tha ‘The Independent’ një burim i njohur, ndërsa lëvizja fillon të hënën. Nga më shumë se 140,000 aplikime për azil që presin një vendim fillestar në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 16 për qind (22,900) janë nga shqiptarët.

Më shumë se 16,000 kërkesa të pazgjidhura lidhen me iranianët, 14,5000 me irakenët, 9,000 me afganët dhe rreth 7,000 me sirianë dhe eritreanë.

Clare Moseley, themeluesja e organizatës së bamirësisë “Care4Calais”, tha se disa nga kombësitë që shtyheshin në fund të radhës kishin norma të granteve për azil deri në 98 përqind, por tani do të “presin edhe më gjatë përpara se të rifillojnë jetën e tyre”.

“Kërkesat për azil duhet të dëgjohen në mënyrë të drejtë bazuar në rrethanat personale të njerëzve,” shtoi ajo.

“Ky ‘operacion’ i ri me shumë mundësi do të ishte diskriminues, por edhe joefektiv në trajtimin e problemeve në sistemin e azilit që politikat e qeverisë sonë kanë krijuar. Do të bëjë pak për të reduktuar numrin e kërkesave të mbetura për azil.”

Një ligj prej dy dekadash e rendit Shqipërinë midis vendeve të sigurta dhe Ministria e Brendshme mund t’i deklarojë kërkesat për azil nga qytetarët “qartësisht të pabazuara”.

Një burim i tha ‘The Independent’ se ata besonin se qëllimi i Operacionit Bridora ishte të certifikonte sa më shumë kërkesa për azil nga shqiptarët, në mënyrë që njerëzit të mund të largoheshin nga vendi si dhe të ndaloheshin të apelonin çështjet e tyre nga jashtë.

Jonathan Featonby, analisti kryesor i politikave në Këshillin e Refugjatëve, tha se organizata po punonte me refugjatët shqiptarë që ishin viktima të trafikimit dhe shfrytëzimit dhe kanë kërkesa legjitime për azil.

“Është jetike që çdo rasti t’i jepet një vlerësim i drejtë,” shtoi ai. “Të paragjykosh një pretendim të bazuar në paragjykime për vendin e origjinës së aplikantit është e gabuar. Ndërkohë që duhet të adresohet numri i mbetur i azilit, ne nuk mund të harrojmë faktin se kemi të bëjmë me jetë njerëzish të vërtetë.”

Operacioni vjen ndërsa qeveria përgatitet të sjellë akoma më shumë legjislacion në parlament në një përpjekje për të reduktuar kalimet me varka të vogla, të cilat kanë vazhduar të rriten pavarësisht politikave të vijës së ashpër që Home Office tha se do të vepronte në përpjekje për t’i ndaluar.

Si Rishi Sunak ashtu edhe Suella Braverman janë fokusuar te shqiptarët, duke i cilësuar si “emigrantë të paligjshëm”, duke shkaktuar thirrje nga ambasadori i Tiranës për “të ndaluar fushatën e diskriminimit ndaj shqiptarëve që jetojnë bë Britani”.

Por të enjten, kryeministri e quajti “qesharak” numrin e shqiptarëve që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla dhe u zotua se “do të kthejë me fluturime emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria”.

“Shumë shpejt ne do të prezantojmë ligje të reja në parlament, të cilat ofrojnë sistemin që thotë se nëse vini këtu në mënyrë të paligjshme, nuk do të jeni vërtet në gjendje të qëndroni këtu,” shtoi zoti Sunak.

“Do të ketë aftësinë në shumicën dërrmuese të rasteve t’ju dërgojë në një vend alternativ të sigurt, qoftë ai nga vini, nëse është i sigurt, si Shqipëria apo Ruanda.” Qeveria nuk ka dhënë asnjë detaj për projektligjin e ri dhe si do të funksionojë.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al