• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nxënësit në Tepelenë “ngrijnë” së ftohti, kaldaja e shkollës nuk punon prej një viti (VIDEO)

10/02/2023
Nxënësit në Tepelenë “ngrijnë” së ftohti, kaldaja e shkollës nuk punon prej një viti (VIDEO)

Dimri i ka gjetur edhe këtë vit disa shkolla në vend pa ngrohje. Në një vëzhgim të Report Tv në shkollën “7 Marsi” në Tepelenë nxënësit rrinë me xhupa në klasa dhe thonë se furnelat janë të pamjaftueshme për ngrohje. Ministrja e Arsimit Evis Kushi pranon se janë 100 shkolla në vend pa ngrohje, duke kërkuar nga bashkitë të marrin masa urgjente.

Nxënësit e shkollës 9- vjeçare “7 marsi” në qytetin e Tepelenës janë të ekspozuar karshi temperaturave të acarta, disa gradë nën zero. Kaldaja e instaluar prej 1 viti ka dalë jashtë funksionit e për pasojë, 200 nxënës zhvillojnë mësim në të ftohtë.

Prindërit, gjyshërit dhe vetë fëmijët shprehen se në klasa ndizen rezistenca me orare të reduktuara, por që nuk sigurojnë ngrohje të mjaftueshme.

“Siç më ka thënë mbesa janë pa ngrohje në klasë, me një reflektor dhe me xhama të thyer. Me një priëe a mund të ngrohen të gjithë nxënësit?!”, tha një i moshuar.

Ndërsa vetë fëmijët shprehen se rrinë në klasa me xhupa e kapuçë.

Si rrini ne klasa?
Me xhup
A keni ftohte?
Po
Në klase a ka ngrohje?
Po ka një prize, por nuk ngroh.
Është ftohtë në klase?
Po tek klasa ime shume ftohtë
A punojnë kaldajat?
Jo nuk ka!
A ke ftohtë?
Po kam pak.
Me xhup rri ne klase?
Po.

Report Tv u interesua pranë Zyrës Arsimore të Tepelenës, por nuk morëm informacion. Madje në pushimin e gjatë, nxënësit u instruktuan nga mësuesit të thonë se kanë ngrohje në shkollë. Ndërsa prindërit dhe gjyshërit denoncojnë se në shkollë u kërkojnë para për të blerë rezistenca.

“S’ka ngrohje! Kush do ngrohet më përpara tek nje prize?! Mbesa me thotë se mësuesja ka kërkuar lek për te blerë furnelë të re. Ngrohja e nxënësve të kësaj shkolle është shumë keq”, tha një tjetër prind.

Në mbarë vendin janë 100 shkolla pa ngrohje, bën të ditur Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, duke ngarkuar me përgjegjësi bashkitë.

“Në komunikim të vazhdueshëm me çdo bashki dhe njësi administrative në vend, kemi kërkuar marrjen e masave në kohë, sigurimin e ngrohjes dhe garantimin e kushteve për zhvillimin e procesit normal mësimor, si pjesë e përgjegjësisë së tyre”, shkruan ajo në Facebook.

Kushi sqaron se 28 shkolla nuk kanë fare sistem ngrohje, në 51 shkolla nuk funksionin si duhet rrjeti elektrik dhe 21 të tjera mungon lënda djegëse për kaldajat.

“Përsa i takon situatës në terren dhe raportimeve në mënyrë të vazhdueshme nga zyrat arsimore kemi kërkuar në mënyrë urgjente pajisjen me sistem ngrohjeje të 28 shkollave nga ana e bashkive respektive. Gjithashtu u kemi kërkuar bashkive të marrin masa për 51 shkolla ku ngrohja bëhet përmes sistemit elektrik por ngarkesa në rrjet ka sjellë vështirësi për ngrohjen optimale të tyre. Gjithashtu, i kemi informuar që të ndërhyjnë në 21 shkolla, ku sistemi i kaldajës ka nevojë për riparime apo furnizim me lëndë djegëse”, vijon ministrja e Arsimit.

Për shkak të mungesës së ngrohjes në disa shkolla të Dibrës e Devollit, ku temperaturat janë nën zero mësimi zhvillohet me orë të reduktuara./ Report Tv

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës

Partizani sfidon Dinamon, Kërnaja: Respektojmë rivalin, por hyjmë në fushë për 3 pikët

22/12/2025
Revolucion i vërtetë, Tiranës i largohen 12 lojtarë nga skuadra

Abissnet Superiore/ Java e fundit e kampionatit për vitin 2025 do të luhet të martën & të mërkurën

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al