• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tërmeti pajton Greqinë me Turqinë. Ministri i jashtëm grek shkon në Adana, homologu e pret me përqafime

12/02/2023
Tërmeti pajton Greqinë me Turqinë. Ministri i jashtëm grek shkon në Adana, homologu e pret me përqafime

Me një përqafim të ngrohtë e ka pritur ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu , homologun e tij grek nikos Dhendias, i cili ka mbërritur mëngjesin e së dielës në aeroportin e Adanasë të Turqisë menjëherë pas turneut të vizitave që ka pasur javën e kaluar në Amerikën Latine.

Vizita e Dhendias në Turqi u bë e ditur nga Ministria e Jashtme greke herët në mëngjes ,ndërsa detajet e udhëtimit janë biseduar mes Athinës dhe Ankarasë mbrëmjen e së shtunës.

Do të doja të vija për gëzime dhe jo për hidhërime këtu, ka deklaruar Dhendias në aeroport, ndërsa ka pasuar një takim rreth gjysmë ore me z. Cavusoglu e më pas , të dy kanë fluturuar me helikopter drejt Antakyas, një prej zonave më të shkatërruara nga tërmetet vrastare të së hënës së kaluar.

Nikos Dendias është ministri i parë i Jashtëm europian që viziton Turqinë pas goditjeve nga tërmetet dhe i dyti në përgjithësi, pas atij të Azerbajxhanit – duke treguar kështu mbështetjen e Greqisë në momentin më të vështirë për vendin fqinj.

Në axhendën e përcaktuar , i shoqëruar nga Mevlut Çavusoglu gjatë gjithë vizitës së tij, janë takimet me anëtarët e misionit Hellenic Aid, i cili operon në zonat që kanë pësuar dëme katastrofike nga tërmetet , si dhe vizita në Qendrën Operative në Antakya për tu informuar për zhvillimet më të fundit, që kanë të bëjnë me përpjekjet e shpëtimit dhe evakuimit, si dhe nevojat e krijuara për ndihmë humanitare.

Në kuadër të kësaj vizite do të shqyrtohen edhe mënyrat e ndihmës së mëtejshme të Greqisë në përballimin e pasojave shkatërruese të tërmeteve.

Dhendias ka udhëzuar Përfaqësinë e Përhershme greke në Gjenevë që të ndërmarrë veprime për të ofruar ndihmë humanitare urgjente përmes OCHA (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare) për Turqinë dhe Sirinë./tch

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al