Hoteli ‘Bizanti’ në Sarandë është hedhur në erë me disa kilogramë tritol mëngjesin e sotëm. Mësohet se 2 ortakët, Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka, janë në gjyq me njëri-tjetrin për shkak të pronësisë. Hoteli është shkatërruar tërësisht ndërsa dëme të mëdha ka edhe në bizneset deri në 300 metra larg dhe në rrugë ku shfaqen copa xhami të thyera. Shihni më poshtë pamjet e shpërthimit.









