• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vetëgjyqësi dhe heshtja shurdhuese pas shpërthimit të Sarandës!

13/02/2023
Vetëgjyqësi dhe heshtja shurdhuese pas shpërthimit të Sarandës!

Nga Alba Malltezi

Të hedhësh në erë një hotel të tërë buzë shëtitores në Sarandë, duhet ta ndjesh veten përmbi qytetarët e këtij qyteti të mrekullueshëm, përmbi institucionet, përmbi bukurinë që me mundim po mbledh veten, përmbi ekonominë, turizmin, përmbi qytetarinë e përmbi Shtetin.

Në Shqipëri, në forma dhe përmasa të ndryshme disa individë e ndjejnë vetem pikërisht kështu: Të autorizuar të bëjnë gjëmën! Të autorizuar të bëjnë namin nëse në një konflikt punët nuk shkojnë ashtu siç ata dëshirojnë, prandaj dhe heshtja pas tritolit ishte akoma më e zhurmshme. Asnjë autoritet nuk ka dalë akoma të sqarojë qytetarët, asnjë autoritet nuk ka dalë të japë shpjegime se ç’ishte ai megashpërthim që zgjoi nga gjumi të tmerruar një qytet të tërë.

Në vend që Shteti të ishte i pranishëm me forcën e tij për të dhënë zemër, kurajo, shpjegime të menjëhershme pikëpyetjeve të shumta që ngriheshin nga çdo zemër sarandiote, vetëm një gazetar i Report TV rrotullohej e rrotullohej rreth rrënojava pa marrë asnjë përgjigje.

Prishje imazhi? Frikë se lajmet dëmtojnë turizmin? Nuk është heshtja zgjidhja e plagëve tona që i kemi mbuluar me pak betonarme. Nuk është mungesa e informacionit dhe transparenca totale dhe e menjëhershme e asaj që ndodhi: 30 kilogramë tritol në zemër të një qyteti! Terroristët kanë mbërritur mes nesh, apo është një i çmendur që nuk pret një proces gjyqësor që e ka marrë vendimin pa pyetur për të tjerët? Nëse sot nuk ndjehet Shteti, të tjerë të çmendur do ta ndjejnë veten përherë e më të autorizuar të bëjnë atë që askush nuk e pret./Shqiptarja.com

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al