• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Do jem më pak i angazhuar në politikën e llafeve të përditshme

16/02/2023
Rama: Do jem më pak i angazhuar në politikën e llafeve të përditshme

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një intervistë në emisionin “Opinion”. Ai iu përgjigj pyetjes së Blendi Fevziut se pse nuk shkon në parlament. Kreu i qeverisë u shpreh se do të jetë më pak i angazhuar “në politikën e llafeve të përditshme”.

Blendi Fevziu: Pse nuk shkoni në parlament?

Edi Rama: Tani faleminderit për këtë pyetje sepse ma ha mendja që është një vend i duhur dhe audienca e duhur për të dhënë një shpjegim në shumë pak kohë. Unë e kam thënë më parë se të fillonte kjo zallamahi që kur filloi viti që kemi hyrë që do të jem shumë më i përqendruar tek punët e përditshme dhe shumë më pak i angazhuar në politikën e llafeve të përditshme. Ndërkohë dua të them që jam angazhuar me zell të madh dhe me zjarr të madh për vite të tëra edhe në atë parlament, por besoj që pa dashjen time jam bërë edhe unë pjesë e diçkaje që është një hall i madh dhe një shqetësim i madh për gjithë publikun. Ndihem edhe bashkëfajtor në këtë gjë. Bashkëfajtor në gjithë atë skenë e cila është larg së qeni e denjë për ata që na japin ne besimin. Dhe për këtë arsye unë nuk kam më disponim që të hyj dhe të dal në politikën e përditshme si në një fushatë elektorale. Në fushatë elektorale nuk e zgjedh kë ke përballë dhe do ta bësh atë luftën tënde. Ndërkohë që në ditët e tjera të jetës dhe të javës dhe të muajit, angazhimi im do të jetë krejt i ndryshëm për të shlyer sadopak atë njollë bashkëfajësie për gjithë atë degradim dhe degjenerim që nuk e meritojnë shqiptarët.

Blendi Fevziu: Zoti Rama ju E keni detyrim kushtetues që të shkoni në parlament, ju e keni detyrim kushtetues që ti përgjigjeni parlamentit dhe mbi të gjitha nuk jeni ju që e vendosni kush është opozita. Së paku jo tani së fundmi. Nuk e vendosni si duhet të sillet opozita, duhet të jetë e zhurmshme apo jo. Ju keni detyrimin t’i përgjigjeni parlamentit. Është i mirë apo keq, e vendos votuesi pastaj.

Edi Rama: Unë nuk vendos se si do të sillet opozita, por vendos se si duhet të sillem vetë.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al