Komisioneri Publik ka ushtrua ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit lidhur me konfirmimin në detyrë të prokurorit Kledian Llaho nga KPK.
Vendimi u mor në 22 dhjetor 2022 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili u konfirmua në detyrë si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë.
Komisioneri Publik bën me dije se gjetje e paraqitur dhe rrethana ligjoret lidhur me këtë rast, nuk përmbushin kriteret dhe standardet e etikës dhe rregullat e sjelljes.
Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe të vendoset shkarkimi i prokurorit Kledian Llaho.