• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha: Nëse më 3 mars nuk na jepet vula, do hyjmë me dhunë në Parlament dhe do marshojmë në Surrel

23/02/2023
Berisha: Nëse më 3 mars nuk na jepet vula, do hyjmë me dhunë në Parlament dhe do marshojmë në Surrel

Sali Berisha ka kërcënuar mazhorancën, duke e konsideruar përgjegjëse nëse Gjykata e Apelit nuk i jep vulën e PD, Foltores. Në mitingun përpara Parlamentit, Berisha tha se “Taulant Balla ka shpallur vendimin e gjykatës kundër nesh”.

“Sot Taulant Balla njoftoi vendimin që do japë gjykata më datën 3, unë i them Ballës, meqë ti je i pari që njofton vendimin.

Ja ku janë këta burra dhe unë të betohem para tyre e mbarë shqiptarëve dhe ti dhe Rama do bëheni përgjegjës personal për cdo akt armiqëesor ndaj PD dhe opozitës shqiptare.

Shko ku të duash, do të të çojmë kudo që të ndodhesh në çdo vrimë miu që të futesh do të të kapim e do të të cojmë te Gentian Sharra, miku yt.

Po të duam për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon!

3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin.

3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë.

Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë.

Marshi drejt Surrelit është i pashmangshëm”, ka thënë Berisha.

“Edi Rama u faktua se kontraktoi si vrasës me pagëesë, kryezbuluesin e SHBA-së Charles McGonigal për të përdorur fuqinë e tij për të asgjësuar opozitën në Shqipëri. Nuk ka demokraci pa opozitë. Edi Rama po vjedh më shumë se kushdo tjetër këtë popull. Ai krijoi bordet komuniste në kulmin e krizës, duke vjedhë me ta 520 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Çfarë bëri me to? A e dini se me Erion Veliajn vjedhin në çdo ton që dep[ozitohet në Sharrë 18 euro nga xhepat tuaja. A e dini se ai shtrohet në darka 10 mijë euro me McGonigal. Ata kanë një urrejtje të madhe ndaj jush.

A e dinë shqiptarët nga 2014 deri në vitin 2022, 937 mijë shqiptarë u larguan vetëm në hapësirën e BE-së dhe se Shqipëria në eksportin e trurirt tejkalon Haitin. Edi Rama ndjek politikë kundër jush, ka interesat e veta. Z. Meta foli për rrogat e pensionet. Në vitin 2013, shqiptarët i kishin më të lartat në rajon, ndërsa sot i kanë më të ulëta se në Kosovë. Këta janë një bandë që strehojnë vrasës. A e morët vesh varsjen tragjike të kenianes. Ku fshihen vrasësit e saj? Ju thëm unë, në qeveri fshihen”, tha Berisha.

Related Posts

Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit
Kryesore

Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit

20/07/2026
Spektakël delfinësh në Gjirin e Vlorës, turistët mahniten nga shfaqja në det
Kryesore

Spektakël delfinësh në Gjirin e Vlorës, turistët mahniten nga shfaqja në det

20/07/2026
Nga shkretëtira e Saharasë te Kupa e Botës: Historia prekëse e Nico Williams dhe sakrificës së prindërve të tij
Kryesore

Nga shkretëtira e Saharasë te Kupa e Botës: Historia prekëse e Nico Williams dhe sakrificës së prindërve të tij

20/07/2026
“Keqardhje për ata që flasin si Zegjineja”, sherr mes dy mikeshave socialiste
Kryesore

“Keqardhje për ata që flasin si Zegjineja”, sherr mes dy mikeshave socialiste

20/07/2026
“Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave”
Blog

“Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave”

20/07/2026
Moti/ Fundjavë përvëluese në Shqipëri
Kryesore

“Digjet” Shqipëria, sot temperatura deri në 42 gradë celcius

20/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit

Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit

20/07/2026
Spektakël delfinësh në Gjirin e Vlorës, turistët mahniten nga shfaqja në det

Spektakël delfinësh në Gjirin e Vlorës, turistët mahniten nga shfaqja në det

20/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al