Media greke ka shkruar për vrasjen e Pëllumb Islamit nga fshati Rusan i Delvinës, nga një përplasje e bandave kriminale shqiptare në një lokal në Ne Jonia.
“Në vendlindjen e tij, në Shqipëri, të afërmit dhe miqtë do t’i japin sot lamtumirën e fundit të ndjerit, hidraulikut 39-vjeçar, i cili mbeti i vdekur pas sherrit të ndodhur mesnatën e së martës (21/2) në kafenenë e rrugës Kastamonis në Nea Joni.“Ishte njeri shumë i mirë, ka ndihmuar shumë. Është shumë e vështirë, ne ende nuk mund ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur”, tha për Star motra e tij në gjendje shumë të rënduar.
“Ai kishte shkuar për të parë ndeshjen dhe aty ku ishte ulur, fatkeqësisht Zoti nuk ishte me të”, tha ajo. “Ai kishte humbur shumë gjak, ende nuk e dimë të vërtetën, saktësisht se çfarë ka ndodhur”.
Trupi i 39-vjeçarit u identifikua mëngjesin e djeshëm nga vëllai i tij, i cili nuk mund ta besonte se një plumb endacak i preu fillin e jetës. Në të njëjtën kohë, kunata e 39-vjeçarit përshkruan për Protothema.gr minutat e fundit dramatike që i riu shqiptar përjetoi në kafenenë e rrugës Kastamonis në Nea Joni nga shtatë autorët shqiptarë.
“Ajo që mësuam ishte se ai doli jashtë për të shpëtuar sapo pa të shtënat dhe aty e goditën. Ai ndoshta e kuptoi se çfarë ndodhi dhe vrapoi të largohej por nuk ia doli. Më herët fliste me kamarieret dhe i pyeste se kush ishin ata, sepse nuk i njihte. Kur e pa përleshjen e tyre bërtiti ‘Qetësohuni o djema, qetësohuni’”, tha bashkëshortja e vëllait të 39-vjeçarit dhe e përshkroi si një njeri që punonte, i cili nuk kishte asnjë ngatërresë me njerëz të përfshirë në sherr vrastar.
“Ai nuk njihte asnjë prej tyre. Nuk kishte lidhje me ta. Nuk e dimë nëse ndonjëherë shkonte për të parë ndeshje si të martën. Ishte një djalë punëtor dhe i qetë”.
Shtatë shqiptarët e përfshirë në këtë vrasje janë në Greqi
Në të njëjtën kohë, shtatë shqiptarët e përfshirë në përleshjen vrasëse në Nea Joni që shkaktoi plagosjen fatale të bashkatdhetarit të tyre 39-vjeçar, mbeten në Greqi dhe fshihen pa e kaluar kufirin për në atdhe.
Sipas informacioneve, grupi prej shtatë shqiptarësh, pas të shtënave në kafenenë e rrugës Kastamonis, është arratisur me xhipin luksoz argjendi dhe një mjet tjetër dhe mbeten të zhdukur.
Të gjithë kanë qenë në Greqi muajt e fundit dhe që nga mesnata e së martës, askush nuk ka tentuar të kthehet në Shqipëri apo të arratiset në një vend tjetër jashtë vendit. Siç raportojnë mediat shqiptare, shtatë anëtarët e “Skuadrës L” fshihen në Greqi dhe shumica prej tyre janë identifikuar, pasi janë kriminelë të shënuar.
Policia e Sigurisë ka identifikuar deri tani pesë persona të cilët konsiderohen si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e 39-vjeçarit hidraulik.
Të dhënat e tyre tashmë janë të njohura për autoritetet pasi ndaj tyre ka një dosje për shumë çështje penale dhe arrestimi i autorëve është çështje ditësh. Në të njëjtën kohë, punonjësit e policisë që po trajtojnë rastin, përveç pamjeve nga kamerat e sigurisë së kafenesë në Nea Joni, kanë në duar edhe gjurmët e gishtave të shtatë shqiptarëve dhe po vijojnë për identifikimin e të dhënave të tyre.