• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfimi i pazakontë i babait të Teqesë së Melanit: Jam djalë i vetëm mes 3 motrave, familja e priti shumë keq kur vendosa të bëhesha Dervish (VIDEO)

27/02/2023
Rrëfimi i pazakontë i babait të Teqesë së Melanit: Jam djalë i vetëm mes 3 motrave, familja e priti shumë keq kur vendosa të bëhesha Dervish (VIDEO)

Teqeja e Melanit është një nga monumentet fetare më të vjetra në fshatin Libohovë. Me një arkitekturë unike, vendosjen e qiparisave në mënyrë të tillë që kur të shihen nga lart të lexohet fjala “Allah” dhe kupolën e bardhë që dallon mes tyre.bNë këtë teqe jeton një dervish, i cili pavarësisht se veshja dhe pamja e tregojnë ndryshe, nuk i ka mbërritur ende të 30-at. Programi “Histori Shqiptare” në Tv Klan u takua me dervish Myrtezain për të zbuluar teqenë, por edhe historinë e atij vetë. Ai nis të përshkruajë veshjen karakteristike e cila ka një mori detajesh sofiste.

Alma Çupi: Edhe veshja e dervishit është shumë interesante. Mund të ma shpjegosh?

Dervish Myrteza: Kjo quhet dolloma. Kjo në gjuhën turke ose persisht quhet qefin.

Alma Çupi: Qefini është për të vdekurit.

Dervish Myrteza: Po pra për të vdekurit. Kjo quhet rroba e vdekjes. Domethënë ke lënë botën materiale dhe je futur në një botë mistike. Kur merr gradën që bëhesh dervish, të bëjnë havanë. Kur vdes nuk ka nevojë në daç ta bëjnë, në daç mos ta bëjnë për shpirt.

Alma Çupi: Domethënë ti nuk ke llogari në bankë, nuk ke probleme, pagesa.

Dervish Myrteza: S’më kërkon asnjë, prandaj the ti si e bëjmë punën ne, heq stresin.

Alma Çupi: Po për të hyrë në rrobën e qefinit sa e vështirë ka qenë, tranzicioni, nga bota materiale që kishe mësuar si gjithë të rinjtë, kafe, vajza…

Dervish Myrteza: Fati im ka qenë pak… se unë kam ardhur që në moshën 15 vjeç. Nuk kam qenë shumë i prirur në atë punë se po u mësove me atë ëmbëlsirë është vështirë t’i lësh kurse unë s’i kam provuar fare, por për mua ka qenë pak më e lehtë se qesh ai figura atje po ka qenë pak më e lehtë për mua.

Alma Çupi: Qeshin ata të rinjtë se s’e konceptojnë. Po familja juaj si e ka pritur këtë thirrje?

Dervish Myrteza: Shumë keq se unë jam djalë i vetëm mes tre motrave.

Alma Çupi: Djalë i vetëm dhe bëre këtë zgjedhje?

Dervish Myrteza: Po, tani çdo njeri…

Alma Çupi: Do vazhdosh?

Dervish Myrteza: Kjo s’është se kthehesh.

Alma Çupi: Ah nuk mund ta lësh?

Dervish Myrteza: Kjo s’kthehet më tani, vetëm kur të na marrë jetën Zoti se kjo s’ka.

Alma Çupi: Po pjesa e kapuçit?

Dervish Myrteza: Kjo quhet taxh, ka 12 yje që përfaqëson 12 imamët, ka 4 degë të ndara që quhet veri, jug, lindje, perëndim dhe pika në mes është qabja, që çdo gjë që është në botë vërvitet rreth kokës së njeriut.

Alma Çupi: Nuk të mban vapë në periudhën e verës?

Dervish Myrteza: Është lesh dhe lesh gjithmonë nuk të mban vapë.

Related Posts

Prag tragjedie/ 12 orë ankth në ajër: Stuhia, dy ulje emergjente dhe rebelimi i pasagjerëve në fluturimin e ‘Ryanair’ drejt Tiranës!
Kryesore

Prag tragjedie/ 12 orë ankth në ajër: Stuhia, dy ulje emergjente dhe rebelimi i pasagjerëve në fluturimin e ‘Ryanair’ drejt Tiranës!

14/07/2026
Nga Azia për të punuar në Sarandë, historia e 22-vjeçarit nga Myanmari
Kryesore

Nga Azia për të punuar në Sarandë, historia e 22-vjeçarit nga Myanmari

14/07/2026
Bëhuni gati/ Na pret një verë e nxehtë, temperatura deri 40 gradë në Ballkan
Kryesore

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

14/07/2026
Flamuri shqiptar në paradën ushtarake të 14 korrikut në Paris
Lajme

Flamuri shqiptar në paradën ushtarake të 14 korrikut në Paris

14/07/2026
Ish-kryebashkiaku socialist merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
Kryesore

Ish-kryebashkiaku socialist merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

14/07/2026
Rama: Shqipëria po bëhet më e fortë, ka vende që nuk e mirëpresin
Kryesore

Rama: Shqiptarët jetojnë më mirë dhe kërkojnë më shumë

14/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zbulim i pazakontë në thellësitë e Atlantikut, shkencëtarët gjejnë…

Zbulim i pazakontë në thellësitë e Atlantikut, shkencëtarët gjejnë…

15/07/2026
VIDEO/ Familja mbretërore spanjolle feston kualifikimin në finalen e Botërorit, Mbreti Felipe VI përgëzon trajnerin e kombëtares

VIDEO/ Familja mbretërore spanjolle feston kualifikimin në finalen e Botërorit, Mbreti Felipe VI përgëzon trajnerin e kombëtares

15/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al