Partia Demokratike ka zbuluar sot një tjetër kandidat për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Skender Muço është prezantuar sot me strukturat e degës, si kandidati për kryetar bashkie në Sarandë nën siglën e PD. Prezantimi u bë gjatë një takimi në Sarandë nga Enkelejd Alibeaj.
Skender Muço, me profesion jurist, Mjeshtër Sporti në not do të garojë për bashkinë e skajit jugor të vendit.
Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve dhe prej disa vitesh një biznesmen i suksesshëm. Skender Muço, është qytetar nderi i Sarandës, kontribuues që në themelim në Partinë Demokratike, si dhe ka qenë po si përfaqësues i PD në Këshillin bashkiak.