• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Orë pas përplasjes vdekjeprurëse, Greqia shqetësohet për çka shkoi keq

01/03/2023
Orë pas përplasjes vdekjeprurëse, Greqia shqetësohet për çka shkoi keq

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e quajti një tragjedi të papërshkrueshme.

Nga ana tjetër, po shtrohen pyetje nëse përplasja fatale e trenave të pasagjerëve dhe mallrave të martën mbrëma mund të ishte parandaluar.

Në vitin 2017, një pjesë e shërbimeve hekurudhore të Greqisë u privatizuan nën një paketë shpëtimi prej shumë miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sakaq, sindikatat e punëtorëve kanë thënë se përplasja kishte nxjerrë në pah disa mangësi kronike: mungesën e stafit dhe burimeve, dritat e prishura dhe një sërë objektesh moderne dhe të vjetruara.

“Është ende shumë herët, por duhen më shumë se dy faktorë që të ndodhë një aksident si ky”, ka thënë Nikos Tsikalakis, kreu i sindikatës së punëtorëve në operatorin grek të infrastrukturës hekurudhore OSE, duke iu referuar në dukje gabimit njerëzor dhe një defekti teknik.

Tsikalakis ka treguar se rreth 750 punëtorë ishin aktualisht të punësuar, nga të paktën 2 mijë e 100 njerëz që pritej fillimisht të punësoheshin për funksionimin efektiv të sistemit hekurudhor, sipas një plani lojërash të miratuar nga shteti.

Një tjetër sindikalist, Janis Ditsas, ka thënë se vetëm një pjesë e sistemit të sinjalizimit nga Athina në Selanik ishte kompletuar.

“Ne e kishim raportuar atë, e kemi bërë për të paktën 25 vitet e fundit”, ka theksuar Ditsas.

Edhe ministri i Transportit Kostas Karamanlis, në njoftimin e dorëheqjes së tij, ka treguar se kishte marrë përsipër infrastrukturën “e papërshtatshme për shekullin e XXI” kur u emërua në vitin 2019”.

Por “përpjekjet nuk mjaftuan”.

Ekipet e shpëtimit kanë gërmuar nëpër vagonë të rrafshuar dhe të djegur për të mbijetuarit dhe trupat pas përplasjes me pasojë vdekje të një treni pasagjerësh dhe një treni mallrash në Greqinë qendrore.

Ngjarja e rëndë la të vrarë të paktën 40 njerëz dhe dhjetëra të plagosur.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije se nuk ka viktima shqiptare. Megjithatë, pesë persona kanë mbetur të lënduar dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkaku i përplasjes pranë Vale of Tempe, rreth 380 kilometra në veri të Athinës, nuk ishte menjëherë i qartë. Mirëpo, drejtori i stacionit në qytetin e afërt të Larisës u arrestua të mërkurën. Policia nuk e bëri të ditur emrin e tij. Dy persona të tjerë janë ndaluar për t’u marrë në pyetje.

Është e paqartë se me çfarë shpejtësie po udhëtonin dy trenat kur u përplasën me njëri-tjetrin pak para mesnatës së së martës.

Megjithatë, transmetuesi shtetëror “ERT” ka thënë se ishte më shumë se 140 kilometra në orë.

Të mbijetuarit kanë thënë se përplasja hodhi disa pasagjerë nëpër dritaret e vagonave të trenit. “ERT” citoi anëtarët e ekipeve të shpëtimit të thonë se gjetën trupa të disa viktimave 30-40 metra nga vendi i përplasjes.

Shumë vagonë kanë dalë nga shinat dhe të paktën tre kanë shpërthyer në flakë.

Sakaq, shumë nga 350 personat në trenin e pasagjerëve ishin studentë që ktheheshin nga karnavalet e zhurmshme të Greqisë.

Ky vit ishte hera e parë që festivali treditor, i cili i paraprin Kreshmës, u festua i plotë që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020.

Duke vizituar vendin e aksidentit, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka thënë se qeveria duhet të ndihmojë të plagosurit të shërohen dhe të identifikojnë të vdekurit.

Qeveria ka shpallur tre ditë zie kombëtare, ndërsa flamujt valëvitën në gjysmë shtizë jashtë të gjitha ndërtesave të Komisionit Evropian në Bruksel.

Të mërkurën, ekipet e shpëtimit iu drejtuan vinçave dhe makinerive të tjera të rënda për të filluar lëvizjen e pjesëve të mëdha të trenave, duke zbuluar më shumë trupa dhe mbetje të copëtuara.

Lazaros Sarianidis i ka treguar transmetuesit “ERT” se ekipet po përpiqeshin me shumë kujdes të shkëputnin çelikun, llamarinën dhe materialet e tjera që ishin përdredhur së bashku nga përplasja.

Trenat u përplasën pak përpara Luginës së Tempes, një grykë që ndan rajonet e Thesalisë dhe Maqedonisë.

Tetë punonjës hekurudhor ishin midis atyre që u vranë në përplasje, duke përfshirë dy drejtuesit e trenit të mallrave dhe dy drejtuesit e trenit të pasagjerëve, sipas presidentit të Sindikatës së Punëtorëve të Hekurudhave Greke, Yannis Nitsas.

Shërbimi zjarrfikës i Greqisë ka bërë me dije se rreth 66 persona u shtruan në spital, duke përfshirë gjashtë në kujdesin intensiv.

Më shumë se 200 njerëz që mbetën të padëmtuar në aksident ose pësuan lëndime të lehta u transportuan me autobus për në Selanik, 130 kilometra në veri.

Policia mori emrat e tyre kur mbërritën, në një përpjekje për të gjurmuar këdo që mund të mungonte.

Operatori hekurudhor Hellenic Train ka bërë me dije se treni i pasagjerëve për në Selanik, qyteti i dytë i madh i Greqisë, kishte rreth 350 pasagjerë në bord.

Hellenic Train operohet nga FS Group i Italisë, i cili drejton shërbimin hekurudhore në disa vende evropiane.(Albaniapost)

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi

7 gola në 5 ndeshje, Muçi pranë rekordit unik me Trabzonspor

24/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi

7 gola në 5 ndeshje, Muçi pranë rekordit unik me Trabzonspor

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al