Hyrja e OSE në Selanik është mbushur me lule dhe qirinj në kujtim të viktimave të aksidentit hekurudhor.
Në vendngjarje ndodheshin njerëz të të gjitha moshave, të cilët ose i njihnin viktimat ose jo.
Në shumicën e tyre, fëmijë të vegjël me lot në sy, por edhe anëtarë të sindikatave, lanë një lule apo një qiri, në pikën ku duhet të kishin mbërritur pasagjerët e trenit fatal mbrëmjen e 28 shkurtit. Mes luleve dhe shënimeve që urojnë “Shkofsh në parajsë, në kujtim të të humburve padrejtësisht” dhe “Zoti ua preftë shpirtin” bie në sy një letër e vogël.
“Nëse je larguar nga kjo botë, më fal për gjithçka, të dua shumë”. “Shpresoj të jeni gjetur dhe të jeni mirë. Shpresoj që të gjithë ju atje lart të jeni të qetë dhe paqësor. Dije që nëse më në fund je larguar, më vjen keq për gjithçka dhe se të dua shumë. Të gjithë ju duam dhe ju urojmë mbarësi kudo që jeni”.