• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shtohet misteri për luginën që merr gjak të rinjsh në Larisa, 2 aksidente të tjerë tragjik në të shkuarën te i njëjti vend ku u përplasën trenat (VIDEO)

04/03/2023
Shtohet misteri për luginën që merr gjak të rinjsh në Larisa, 2 aksidente të tjerë tragjik në të shkuarën te i njëjti vend ku u përplasën trenat (VIDEO)

Aksidenti tragjik në Tempi të Larisas ku nga përplasja e dy trenave humbën jetën 57 njerëz dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur nuk është i vetmi në të njëjtin vend. Mediat greke kanë rikthyer në vëmendje dy aksidente të tjerë në të kaluarën ku viktimat janë kryesisht të rinj, aq sa në rrjet kanë nisur të qarkullojnë edhe historitë konspirative sikur ky vend i mallkuar kërkon vetëm gjak të rinjsh. Le të shohim konkretisht.

4 tetor 1999

Në luginën e Tempit humbasin jetën 6 të rinj, tifozë të ekipit të PAOK që po ktheheshin në Selanik pasi ndoqën ndeshjen kundër Panathinaikos në Athinë. Autobusi i tyre pas përplasjes me një kamion del nga rruga duke iu marr jetën të rinjve. Shumë të tjerë mbetën të plagosur.

13 pril 2003

21 nxënës të Liceut të Parë humbën jetën tragjikisht në të njëjtin vend. 9 të tjerë mbetën të plagosur. Shoferi i një kamioni që transportonte melamina (lëndë drusore e presuar), u përplas kokë me kokë me autobusin e shkollës që transportonte nxënësit. Aksidenti i tmerrshëm ndodhi në rrugën nacionale Larisa-Selanik. Sot në atë vend është ngritur një monument me fotot e 21 studentëve të vdekur.

28 shkurt 2023

Përplasja e dy trenave që shkaktoi 57 të vdekur, plagosi dhjetëra të tjerë dhe ku rezultojnë të zhdukur disa të tjerë, është padyshim më tragjikja ndonjëherë në Greqi. Mes viktimave dhe të zhdukurve janë gjithashtu edhe të rinj shqiptarë. Është rrënqethës fakti se si në po të njëjtin vend ndodhin aksidente të tillë ku humbasin jetën kryesisht të rinj. Mund të jetë mbase rastësi fatkeqe, por misteri mbetet sidoqoftë dhe askush s’di të thotë me saktësi pse pikërisht në këtë luginë?! ©argjiroja.net

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al