• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

10,2 milionë € tendera për Gjirokastrën dhe Sarandën, ja dy kompanitë që fitojnë kontratat

06/03/2023

Tre kontrata janë dhënë së fundmi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për përmirësimin urban në dy qytete të rëndësishme si destinacione turistike Saranda dhe Gjirokastra.

Pjesë e projektit të Bankës Botërore mbi Zhvillimit të Integruar Urban dhe Turizmit në zonën e jugut këto procedura kanë secila qëllim të veçantë dhe afate të ndryshme zbatimi.

Kështu kontrata e parë ka në objekt “Punime civile për Zhvillimin e Integruar Urban të Sarandës, Paketa 2″. Vlera e kësaj kontrate është 573 milionë lekë apo rreth 4.9 milionë euro fituar nga kompania 4 AM sh.p.k.

Kontrata e dytë ka në objekt të saj “Plani i Lëvizshmërisë dhe Projektimi i Detajuar i Investimeve të Projektit të Përmirësimit të Integruar Urban të Gjirokastrës, Paketa 1”.

Vlera me të cilën është fituar kjo kontratë është 315 milionë lekë dhe fituese është sërish kompania 4 AM sh.p.k.

Kontrata e tretë ka të njëjtën objekt si kontrata e dytë veçse në këtë rast është paketa e dytë e investimeve të parashikuara dhe ka një vlerë 306 milionë lekë fituar ng FUSHA sh.p.k.

Dy kontratat për Gjirokastrën kanë një vlerë kumulative prej 5.3 milionë euro.

Adati i zbatimit të dy kontratave të Gjirokastrës është parashikuar për një afat 18 mujor ndërkohë që për Sarandën zbatimi duhet të bëhet për një afat 14 mujor.

Të tre projektet janë pjesë e paketës që Qeveria e Shqipërisë ka marrë si financim nga Banka Botërore kundrejt kostos së Projektit “Integrimi Urban dhe Zhvillimi i Turizmit”.

Projekti nisi zbatimin në vitin 2017 me një financim 68 milionë USD dhe përfshinte 3 qarqe (Vlorë, Berat, Gjirokastër); 4 bashki (Sarandë, Gjirokastër, Berat, Përmet) dhe korridori turistik që kalon në këtë rajon.

Ky projekt ishte parashikuar fillimisht deri në vitin 2022 por më pas u rishikua dhe iu shtua një financim i ri duke parashikuar tashmë mbylljen në 31 korrik 2025. Në total finaicmi pas rishikimit të projektit arriti në 105 milionë USD.

Tre komponentët e projektit

Projekti ka në total tre komponentë. Komponenti 1. Punimet civile të rrugës me kalldrëm të këmbësorëve dhe rrugës së aksesit të mjeteve në Kalanë e Beratit, shëtitores së Sarandës dhe shkallëve të Përmetit.

Ka përfunduar përmirësimi i integruar urban dhe ndriçimi i rrugëve dhe rruga me kalldrëm e Pazarit të Gjirokastrës dhe Sistemi i Muzeve; punimet civile të përmirësimit të integruar urban në Berat dhe rehabilitimi i Kalasë së Gjirokastrës po zbatohen; konsulenca e projektimit për përmirësimin e integruar urban në Sarandë dhe Gjirokastër po zbatohet.

Komponenti 2. Kanë filluar punimet për përmirësimin e zonave turistike të Benjës dhe Zvërnecit dhe të pikave panoramike përgjatë korridorit turistik.

Konsulenca projektimi për zonat turistike të Kalasë së Gjirokastrës si dhe Kalasë së Borshit, Kalasë së Kaninës dhe Shpellës së Spillesë janë duke u zbatuar.

Komponenti 3. Konsulenca për Strategjinë e Kërkimit dhe Zhvillimit të Tregut ka përfunduar. Shërbimet e konsulencës për Partneritetin e Menaxhimit të Destinacionit , Zhvillimin i Tregut, hartimi i Sistemit të Statistikave të Turizmit dhe Paketa e Zhvillimit të Produkteve Turistike janë në zbatim. Konsulenca për paketën 2 të zhvillimit të produkteve turistike është aktualisht në prokurim.” // Monitor.al

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Dua të jem në Botëror me Brazilin”, Neymar: Premtoj se do të shënoj një gol nëse shkojmë në finale

“Dua të jem në Botëror me Brazilin”, Neymar: Premtoj se do të shënoj një gol nëse shkojmë në finale

21/12/2025
Versttapen dorëzon numrin 1, sezoni i së vërtetës për të dhe Red Bullin

Versttapen dorëzon numrin 1, sezoni i së vërtetës për të dhe Red Bullin

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al