• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mos qeshni më me këta të vulës

06/03/2023
Andi Bushati: Tani nuk ka më dyshime, kush është me vulën është zar i Ramës

Nga Andi Bushati

Që nga momenti kur Gjykata e Apelit dha vendimin skandaloz për ta rikthyer mbrapsht çështjen se kujt i takon realisht PD, duke i hapur rrugën legale të përfaqësimit në zgjedhje minorancës së Alibeaj & Co, shumë opozitarë kanë shpërthyer në akuza, fyerje, tallje për vëllezërit e tyre armiq që po rrëmbejnë një gjë që nuk u takon.

Pavarësisht se gjithçka kanë bërë deri më tani Alibeaj dhe idiotët e dobishëm që e mbështesin është një tradhëti ndaj opozitarizmit të vërtetë; Pavarësisht se ata miratuan përjashtimin arbitrar të Berishës nga PD-ja; Pavarësisht se ata kanë bashkuar votat me Ramën për zgjatjen e mandatit të komisionerëve të vettingut dhe nxjerrjen e Ilir Metës jashtë politikës; Pavarësisht se po punojnë së bashku me rilindjen për një projekt ligj që nuk lë të garojë Partinë e Lirisë (me kryetar Metën); Pavarësisht se shpëtuan mandatin e ministres së jashme Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese, pra pavarësisht kësaj rruge kolaboracionizmi të hapur me regjimin, ata as nuk duhen fyer, as nuk duhen tallur e as nuk duhen përqeshur.

Specie të tilla demokracisë shqiptare i rrinë ngjitur si deputeti pas këpucës që prej 30 vjetësh. Si Berisha, po ashtu dhe Meta, kur kanë qenë në pushtet, për të ardhur tek Rama sot, të gjithë kanë ndjekur të njëjtën taktikë. Ai që pas zgjedhjeve të vitit ‘96, u njoh si fenomeni Sali Rexhepi, me emrin e mjekut socialist të Librazhdit që luante kllounin opozitar në mesin e një parlamenti monist të dalë nga masakra elektorale e zgjedheve të ‘96-ës, u shndërrua në një epidemi ngjitëse.

Ilir Meta kryeministër përkrahu PDR dhe i lejoi asaj me anë të gjykatave të vidhte siglën e PD-së. Berisha vetë e mbylli mandatin e tij me tre deputetë të rekrutuar, të zgjedhur me vota të majta. Rama e çoi në lartësi të papara pompimin e opozitave fallco teksa bënte sikur zhvillonte debat me një kosh karavidhesh që përfunduan në kuvend pas djegies së mandateve nga PD- LSI. Selami Jenisheri, Majlinda Halili (kërpërata), Kostaq Papa (kaçurelësi i uiskit) u bënë përfaqësues të denjë të Sali Rexhepit. Stafetën e tyre e kanë marrë sot, me të njëjtin zell për shërbim, në këmbim të favoreve (si marrja e vulës) Alibeaj & Co.

Në këtë kuptim, ata as nuk duhen anatemuar, as nuk duhen përqeshur. Nuk janë as të parët, as të fundit që bëjnë politikë me brekushe të rëna poshtë gjunjëve.

Dhe kjo s’ka aspak lidhje me ndjenjën e mëshirës për ta, por me thelbin e problemit. Pasi mëkati më i madh nuk janë dobësitë njerëzore që të yshtin të shitesh, por forca korruptive që e bën të mundur stimulimin e këtyre veseve. Pra, në hierarkinë e pamoralitetit, sistemi i Edi Ramës, i programuar për të krijuar opozita fallco, si në parlamentin e shkuar edhe në këtë të sotmin, është ku e ku më keq sesa ata që bëhen me vullnet “viktima” të tij.

Të para në mjedisin tonë demokratik fyerjet, talljet, vënia në lojë e palës më vulnerabël, të japin përshtypjen e një ndeshje mes dy opozitave. Në fakt nuk është kështu. Alibeaj & Co janë efekt kolateral i regjimit të Ramës.

Prandaj, për askënd që e quan vetën opozitar, nuk mund të shndërrohet në prioritet denigrimi i tyre, para denoncimit të atij që i ka katandisur në atë gjëndje. Në qendër të betejës opozitare duhet të vihet Edi Rama dhe jo ata që i shërbejnë si vegla të përkohëshme të forcimit të regjimit të tij./ Lapsi.al

Related Posts

Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Tragjedia në Durrës, pezullohen drejtuesit e policisë, nisin hetimet

04/05/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në aksin Këlcyrë-Përmet, plagoset një grua

04/05/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

I dehur në timon, arrestohet shoferi në Gjirokastër

04/05/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Partizani merr vendimin për vijimin e përgatitjeve, nuk ndryshon vend pasi rikthehet në Tiranë

“Final 4” iluzion për Partizanin? Tani duhen golat dhe një fitore e thellë ndaj Dinamos

05/05/2026
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi

Qetësi te Dinamo, ndaj Vorës rikthehen dy lojtarë të rëndësishëm

05/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al